Samsung Galaxy Watch nuk nxjerr ose nuk luan tinguj

Nëse Samsung Galaxy Watch juaj nuk luan asnjë tingull ose nuk nxjerr asnjë zhurmë nga altoparlanti, edhe me volumin të ngritur, mund të jetë çaktivizuar audio e pajisjes. Ose mund të jetë aktivizuar një modalitet heshtjeje, si “Mos shqetëso”, modaliteti i teatrit ose modaliteti i gjumit. Mund t’i kontrolloni këto cilësime dhe t’i çaktivizoni sipas nevojës.

Galaxy Watch

Shënim: Ekranet dhe cilësimet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas ofruesit të shërbimit me valë, versionit të softuerit dhe modelit të orës. Ora juaj inteligjente Samsung mbështet gjithashtu shumë funksione të tjera të aksesueshmërisë për t’ju ndihmuar ta shfrytëzoni sa më mirë atë.

1 Hapni Cilësimet
  • Telefoni: Shkoni dhe hapni aplikacionin Galaxy Wearable dhe më pas prekni Cilësimet e orës.
  • Ora: Shkoni dhe hapni Cilësimet.
2 Hapni cilësimet e “Përmirësimet e dëgjimit“

Rrëshqitni poshtë në orë ose telefon, prekni Aksesueshmëria dhe më pas prekni Përmirësimet e dëgjimit.

3 Çaktivizoni “Hesht të gjithë tingujt“

Nëse “Hesht të gjithë tingujt” është i aktivizuar, prekni çelësin përbri “Hesht të gjithë tingujt” për ta çaktivizuar. Kur çelësi është i çaktivizuar, do të jetë i pozicionuar majtas.

Mund të kontrolloni gjithashtu nëse modalitetet e heshtjes, si “Mos shqetëso”, modaliteti i teatrit ose modaliteti i gjumit, janë të aktivizuara. Mund ta çaktivizoni modalitetin e teatrit dhe modalitetin e gjumit duke prekur “Funksionet e avancuara“ te “Cilësimet“ he duke e fikur. Për të çaktivizuar modalitetin “Mos shqetëso”, rrëshqitni poshtë te paneli “Cilësimet e shpejta“ dhe prekni ikonën përkatëse.

“Hesht të gjithë tingujt“ është i çaktivizuar në orën inteligjente Galaxy
4 Hapni cilësimet e “Tingujt dhe dridhja”

Tek ora ose telefoni, shkoni pas te faqja e cilësimeve të orës dhe më pas prekni Tingujt dhe dridhja. Sigurohuni që ora të mos jetë konfiguruar në “Heshtje”.

5 Kontrolloni për ujë

Nëse ora është futur në ujë, ose mikrofoni apo altoparlanti është lagur, tingulli mund të mos dëgjohet qartë gjatë një telefonate. Thani mirë orën me një copë të pastër dhe të butë. Për të rikthyer altoparlantin në gjendje pune, mund t’ju duhet të nxirrni ujin.

Nëse ora ekspozohet në ndonjë lëng tjetër të ndryshëm nga uji i freskët (si uji me kripë), shpëlajeni menjëherë me ujë të freskët dhe më pas thajeni.

6 Kërkoni shërbim

Nëse ora nuk mund të riniset për shkak të ndonjë dëmtimi fizik, p.sh. bllokimi i një butoni, vizitoni qendrën e shërbimit për të kërkuar shërbim.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window