Si aktivizohet Dolby Atmos në smartphonin tuaj Galaxy

Dolby Atmos

Shumë smartphone Galaxy e kanë modalitetin audio Dolby Atmos, që ofron një eksperiencë 3D surround sound me cilësi të lartë. Përveç kësaj, modalitetet e zërit janë të disponueshëm për t’ju ndihmuar të keni eksperiencën më të mirë nga Galaxy.

Në Dolby Atmos tek Galaxy S9/ S9+, S10e, S10, S10+ dhe Note9 është i disponueshëm sipas kufjet ashtu edhe për altoparlantët e integruar.

Në pjesën tjetër të modeleve, ju mund të shijoni një sound surround të fuqishëm, sapo të lidhni kufjet ose altoparlantët e jashtëm me smartphonin tuaj.

Më poshtë ju do të mësoni si të aktivizoni modalitetin e fuqizimit të zërit tek settings ose nëpërmjet panelit të njoftimeve.

Jeni të lutur të vini re: Për të aktivizuar Dolby Atmos në modelet e ndryshëm nga Galaxy S9/ S9+, S10, S10e, S10+ dhe Note9, ju fillimisht duhet të lidhni kufjet ose altoparlantët e jashtëm.

1 Klikni “Settings” dhe hapni “Sounds and vibration”.
2 Nëse keni version Android 9.0, klikoni “Advanced sound settings” dhe pastaj “Sound quality and effects”. Nëse keni një version të mëparshëm, klikoni “Sound quality and effects”.
Klikoni Sound quality and effects
3 Rrëshqisni çelësin ‘Dolby Atmos’ për ta aktivizuar.
Kaloni tek Dolby Atmos
4 Përveç kësaj, ka të disponueshëm efekte të ndryshëm zëri. Nëse ju doni të ndryshoni modalitetin, klikoni ‘Dolby Atmos’ dhe zgjidhni modalitetin audio.
Modalitet i zërit të gjallë

Jeni të lutur të vini re: Disa efekte nuk mbështeten kur Dolby Atmos është i aktivizuar.

Jeni të lutur të vini re: Për të aktivizuar Dolby Atmos në modelet e ndryshëm nga Galaxy S9/ S9+, S10e, S10, S10+ dhe Note9, ju fillimisht duhet të lidhni kufjet ose altoparlantët e jashtëm.

1 Hapni panelin e njoftimeve duke rrëshqitur gishtin nga lart poshtë në aparat. zgjeroni gamën e opsioneve në panelin e njoftimeve.
Panel njoftimi
2 Kajeni panelin e njoftimeve majtas.
Panel njoftimi i zgjeruar
3 Klikoni ‘Dolby Atmos’ për të aktivizuar funksionin.
Dolby Atmos në Panelin e Njoftimit

Jeni të lutur të vini re: Ndonjëherë mund të ndihet zhurmë e fortë kur dëgjohen pjesë të ruajtura si në audio ose video dhe është i aktivizuar tipari Dolby Atmos. Nëse ndodh kjo, ne rekomandojmë ta çaktivizoni këtë funksion.

Dolby Atmos për lojëra është i disponueshëm tek Galaxy S10e, S10, S10+ dhe Note9 me Android 9.0.

Përftoni zërin Dolby Atmos automatikisht kur filloni luani lojërat duke rrëshqitur çelësin ‘Dolby Atmos for gaming’ në të djathtë.

Rrëshqiteni Dolby Atmos për lojëra

Adapt sound është një tipar që u ndihmon të gjeni dhe vendosni zërin që përshtatet më mirë me nevojat tuaja dhe e përdor atë për thirrje, muzikë dhe video.

Jeni të lutur të vini re: Adapt Sound mund të mos funksionojë rregullisht ndërsa është i aktivizuar Media music sync tek Bluetooth settings.

Për të gjetur zërin më të mirë për ju, ndiqni hapat e mëposhtëm:

1 Klikni “Settings” dhe hapni “Sounds and vibration”.
2 Nëse keni version Android 9.0, klikoni “Advanced sound settings” dhe pastaj “Sound quality and effects”. Nëse keni një version të mëparshëm, klikoni “Sound quality and effects”.
3 Klikoni ‘Adapt Sound’.
4 Zgjidhni ndërmjet gamave moshore për të zgjedhur tuajën (p.sh., 30-60 vjet).
Zgjidhni ndërmjet gamave moshore
5 Nëse ju dëshironi të krijoni profilin tuaj të përshtatur të zërit, klikoni ‘Add personalised sound profile’.
Klikoni Add personalised sound profile
6 Për të krijuar profilin kryhet një test dëgjimi. Jeni të lutur të lidhni kufjet tuaja dhe klikoni “Start”.
Klikoni Start

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window