Si përdoret modaliteti i Mirëmbajtjes në smartphone-in ose tabletin tuaj Galaxy
Mirëmbajtja është një tipar i cili është i dizenjuar të mbrojë të dhënat personale dhe informacionin e ruajtur në smartphone-in ose tabletin tuaj Galaxy, ndërsa ai është duke u riparuar.
Ju lutem vini re: Gjithmonë kryeni backup-in e pajisjes tuaj para se ta dërgoni për riparim, pasi të dhënat mund të humbin.
Si funksionon modaliteti i Mirëmbajtjes?
Modaliteti i mirëmbajtjes kufizon aksesin tek çdo të dhënë apo informacion potencialisht sensitive në smartphone-in ose tabletin tuaj dhe i ndalon të tretët ta aksesojnë atë ndërsa është duke u riparuar.
Kur pajisja juaj është në modalitetin e Mirëmbajtjes:
- Fotot, videot dhe skedarët e tjerë nuk mund të aksesohen
- Kontaktet tuaja dhe regjistrimet e thirrjeve nuk mund të aksesohen
- Mesazhet nuk mund të aksesohen
- Të disponueshme janë vetëm aplikacionet e para-instaluara. Me qëllim të të aksesoni çdo llogari në këto aplikacione, do të jetë e nevojshme të futen emrat e përdorimit dhe fjalëkalimet
Si mund të aktivizoj modalitetin e mirëmbajtjes në pajisjen time?
Për të aktivizuar modalitetin e mirëmbajtjes para se pajisja juaj të dërgohet për riparim:
Ky regjistër sistemi do të përmbajë informacion në lidhje me përdorimin e aplikacioneve dhe gabimet e tashme në sistem, që mund të ndihmojnë për riparimin e pajisjes suaj.
Pajisja juaj tashmë do të ri-startohet në modalitetin e Mirëmbajtjes.
Si mund të ç’aktivizoj modalitetin e mirëmbajtjes në pajisjen time?
Pasi të ketë përfunduar riparimin, për të ç’aktivizuar modalitetin e Mirëmbajtjes:
Pajisja juaj tashmë do të ri-startohet në modalitetin normal.
Cilat modele mbështet modaliteti i Mirëmbajtjes?
Modaliteti i Mirëmbajtjes mbështetet nga smartphone-t dhe tabletet që operojnë me One UI 5.0.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window