Si përdoret Samsung DeX në pajisjen Galaxy S22
Samsung DeX është një aplikacion që lidh aparatin tuaj celular (një smartfon ose tabletë) me një pajisje të jashtme (një televizor ose monitor) ose me një kompjuter, në mënyrë që dita juaj e punës të shkojë sa më mirë pavarësisht pajisjes që përdorni. Mësoni më poshtë se si të përdorni Samsung DeX pa tel në pajisjen Galaxy S22.
Çfarë është Samsung DeX?
Me Samsung DeX, mund ta përdorni pajisjen tuaj Galaxy S22 në mënyra të ndryshme. Me një adaptor HDMI ose pa tel, mund ta lidhni pajisjen tuaj Galaxy S22 me çdo monitor që mundëson Miracast dhe të filloni ta shijoni smartfonin tuaj në një mënyrë tërësisht të ndryshme.
Dërgojini mesazh miqve, shihni një film në ekranin e madh dhe bëhuni gati për prezantime të rëndësishme përmes mjetit më të fundit shumëpërdorimësh.
Qoftë nëse lidheni përmes një laptopi apo desktopi, në një kompjuter (PC) ose Mac, mjafton të shkarkoni aplikacionin DeX për PC nga faqja e internetit të Samsung DeX në kompjuterin tuaj.
Pasi të keni lidhur smartfonin me monitorin, mund t’i përdorni të gjithë aplikacionet nga ekrani i madh, në mënyrë që ta shfrytëzoni në maksimum pajisjen tuaj Galaxy S22. Prezantime të mëdha, konferenca, video e shumë më tepër, Samsung DeX e bën më të lehtë ditën tuaj të punës - Është njësoj si të kesh një kompjuter në xhep.
Pasi të keni gjetur kompjuterin, televizorin ose monitorin me të cilin doni të lidheni, prekeni dhe në pajisjet e zgjedhura do të shfaqet Samsung DeX.
Si të përdorni Samsung DeX
Samsung DeX ofron disa veçori për optimalizimin e kryerjes së shumë detyrave njëherësh, duke përfshirë:
- Blloku me prekje: Pajisjen tuaj Galaxy S22 mund ta përdorni si bllok me prekje për kompjuterin ose mund të përdorni një tastierë për të komanduar gjithë aktivitetin tuaj në ekranin e madh.
- Ndarja e fotove dhe prezantimeve: Me Samsung DeX mund të ndani foto dhe prezantime nga pajisja juaj Galaxy S22 pa i shkarkuar ato në kompjuterin tuaj.
- Mesazhet me tekst dhe përgjigjja e thirrjeve: Mund të dërgoni ende mesazhe me tekst dhe t’iu përgjigjeni thirrjeve kur pajisja juaj Galaxy S22 është e lidhur me kompjuterin tuaj.
- I pajtueshëm me aplikacionet e Microsoft™ dhe OneDrive: Samsung DeX është i pajtueshëm me pjesën më të madhe të aplikacioneve të Microsoft™, OneDrive dhe aplikacioneve të tjera në Cloud, në mënyrë që të mund ta ndani punën lehtësisht.
- Punë e dyfishtë: Nëse e lidhni pajisjen tuaj Galaxy S22 me një monitor televizori, mund të shihni një film në një ekran të madh ose të krijoni një klasë virtuale për fëmijët. Ndërkohë, mund të vazhdoni të mbaroni punën tuaj në telefon.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window