Si ta përdorni ekranin e kapakut të telefonit Galaxy Z Flip
Prekni dhe rrëshqitni me gisht për ta komanduar telefonin dhe për të bërë selfi edhe kur telefoni është i mbyllur me palosje. Ekrani i kapakut ju jep njoftime të shpejta, ndërkohë që vijueshmëria kontekstuale ju jep mundësi të vijoni, me anë të prekjes me gisht, në aplikacionet përkatëse, edhe gjatë shpalosjes së telefonit.
Shikim i shpejtë i njoftimeve dhe përgjigje telefonatave edhe pa e shpalosur telefonin Galaxy Z Flip
Mjafton të bëni një rrëshqitje të gishtit mbi ekranin e kapakut për të parë njoftimet e sistemit dhe të aplikacioneve dhe për të kontrolluar mesazhet pa pasur nevojë ta shpalosni telefonin.
Nëse telefoni është i palosur dhe i kyçur, shtypni Tastin anësor ose trokisni dy herë me gisht ekranin e kapakut për ta aktivizuar. Të parat që shfaqen në ekranin e kapakut pas prekjes së dyfishtë me gisht janë ora, data dhe statusi i baterisë.
Nëse ju duhet të hapni një aplikacion për shkak të një njoftim, mund të kaloni me lehtësi drejtpërdrejtë në këtë aplikacion. Prekni njoftimin mbi ekranin e kapakut, prekeni përsëri dhe pastaj shpaloseni telefonin për të hyrë drejtpërdrejt në aplikacionin e përzgjedhur.
Mund të komandoni edhe Spotify dhe aplikacione të tjera muzikore nga ekrani i kapakut. Rrëshqitni gishtin majtas për të vendosur në pauzë këngën ose për të kapërcyer në këngën tjetër.
Mund të prekni ekranin e kapakut dhe të rrëshqitni gishtin djathtas për t’iu përgjigjur një telefonate ose majtas për ta refuzuar telefonatën. Nëse jeni duke përdorur kufje apo aksesor audio me Bluetooth, aktivizohet altoparlanti nëse i përgjigjeni telefonatës me telefonin e palosur. Mund të përdorni edhe Bixby-n për t’ju ndihmuar që t’u përgjigjeni telefonatave. Mjafton të thoni, “Hej Bixby, telefono mamin.”
Si ta konfiguroni Bixby-n për ta përdorur gjatë kohës që telefoni është i kyçur
Hapi 1. Shpaloseni telefonin dhe shkoni në Bixby Assistant Home.
Hapi 2. Hapeni aplikacionin, prekni për më tej opsione tri pikat vertikale.
Hapi 3. Prekni Cilësime dhe pastaj prekni çelësin aktivizues përbri fjalëve “Use while phone locked.”
Shkrepje e shpejtë pa e shpalosur telefonin Galaxy Z Flip
Bëni selfi duke përdorur kamerën e pasme dhe shiheni rezultatin në ekranin e kapakut, pa e shpalosur telefonin.
Për ta aktivizuar kamerën gjatë kohës kur telefoni është i palosur, prekni dy herë me gisht Tastin anësor.
Fotot mund t’i shkrepni me tastin e uljes së volumit dhe duke i treguar pëllëmbën kamerës.
Shfaqje e dyfishtë e rezultatit : Si personi që e bën fotografinë, ashtu edhe personi që fotografohet mund ta shohin direkt filmimin
- Shfaqje e dyfishtë e rezultatit : Si ai që e bën fotografinë, ashtu edhe personi që fotografohet, mund ta shohin njëkohësisht rezultatin nëpërmjet dritares së pamjes në ekranin e kapakut, duke përdorur butonin e ndezje/fikjes djathtas lart menysë së kamerës.
- Treguesi i shfaqjes së dyfishtë të rezultatit : I tregon subjektit të fotografisë informacion (koha e shkrepjes automatike, blici, regjistrimi) në mënyrë që subjekti të jetë gati për të dalë sa më mirë në foton e nxjerrë nga fotografi.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window