Si ta përdorni “PowerShare” të telefonit Galaxy
Note10/Note10+ mundëson karikimin pajisje me pajisje, pa pasur nevojë për ushqyes. Mund të karikoni pajisjen Note10/Note10+ dhe një pajisje tjetër në të njëjtën kohë.
Karikimi pajisje me pajisje
Nëse po ju bie bateria e pajisjes, mund të bëni transferim automatik të energjisë nga Note10/Note10+. Mjafton të aktivizoni “Wireless PowerShare” (ndarje e energjisë pa kabllo) në panelin e njoftimeve, pastaj ta vendosni pajisjen tjetër shpinë më shpinë në qendër të telefonit Note10/Note10+. Veçojini pajisjet kur të jetë transferuar energji e mjaftueshme, ose prisni gjersa të karikohet plotësisht pajisja tjetër.
Mbështet pajisjet wear Samsung dhe produktet smartfona të certifikuar për WPC Qi
- Telefona: Samsung ose smartfona të markave të tjera të cilët janë të aftë për karikim pa kabllo (pajisjet e certifikuar për WPC Qi.). Pajisje të ndryshme mund të karikohen me shpejtësi të ndryshme. ※ Pajisjet e shoqërive të tjera mund të jenë të ndryshme në varësi të konfigurimit ose projektimit të pajisjes, edhe në rastin e pajisjeve të certifikuara për WPC Qi
- Në rastin e pajisjeve wear, kjo vlen vetëm për pajisjet Samsung (Gear S3/Sport, Galaxy Watch, Galaxy Watch Active, Galaxy Buds)
Shënim: Vendndodhja e bobinës karikuese mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes. Mund të jetë nevoja t’ua ndryshoni nga pak pozicionin pajisjeve gjersa të lidhen siç duhet me njëra-tjetrën.
Ndiqni videon, më poshtë, për të parë se si funksionon.
Ndërkohë që Note10/Note10+ është duke u karikuar me ushqyes me kabllo, mund të karikoni njëkohësisht edhe një pajisje tjetër.
Ndiqni hapat e mëposhtëm për të aktivizuar karikimin e dyfishtë:
Efikasiteti i karikimit pa kabllo varet nga distanca midis bobinave karikuese të futura në brendësi të pajisjeve. Mund të jetë nevoja t’ua ndryshoni pozicionin pajisjeve gjersa të lidhen siç duhet me njëra-tjetrën.
Në varësi të llojit të aksesorëve apo mbrojtëses që përdorni me pajisjen, funksioni “Wireless PowerShare” mund të mos funksionojë rregullisht. Rekomandohet heqja e aksesorëve dhe mbrojtëseve të telefonit, përpara se ta përdorni këtë funksion.
Gjithashtu, verifikoni që shpina e pajisjeve të mos ketë pluhur, papastërti apo lagështi përpara se të përdorni funksionin “Wireless PowerShare”.
Shënim: Vetëm pajisjet që funksionojnë me karikim pa kabllo mund të karikohen nëpërmjet këtij funksioni. Shpejtësia ose efikasiteti i karikimit ndryshon në varësi të gjendjes së pajisjes apo të mjedisit përreth.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window