Si të përdorni 360 Audio dhe regjistrim në serinë e Galaxy S23 dhe Buds2 Pro
Zbuloni se si të dëgjoni dhe të regjistroni 360 Audio në serinë e Galaxy S23 dhe Buds2 Pro. Kapni tingujt përreth dhe ndieni një përvojë gjithpërfshirëse 3D, ndërkohë që dëgjoni ose ndiqni përmbajtjen tuaj të preferuar të medias.
Ju lutemi, vini re:
- Modelet e mundësuara të smartfonëve: Z Fold4 / Z Flip4 me One UI 5.0, seria S23 dhe modelet e mëpasshëm.
- Modelet e mundësuara të “Wearable”: Buds2 Pro me versionin më të fundit të firmuerit dhe modelet e mëpasshme.
Transkripti:
Pajisja – seria Galaxy S23 / Galaxy Buds Pro2
Titulli – Si të përdorni 360 Audio dhe regjistrim
Zbuloni se si të
- Dëgjoni 360 Audio
- Regjistroni 360 Audio
Së pari, lidhni minikufjet me smartfonin tuaj
- Vishni minikufjet
Në smartfonin tuaj:
- Rrëshqitni poshtë për të zbuluar panelin e cilësimeve të shpejta
- Aktivizoni Bluetooth-in
- Zgjidhni minikufjet
Kur minikufjet janë të lidhura
- Hapni aplikacionin Galaxy Wearable
- Aktivizoni 360 audio.
- Aktivizoni gjurmimin e kokës
Tani mund të shijoni tinguj rrethues 360 gradë për një përvojë gjithpërfshirëse
Vishni minikufjet
Hapni aplikacionin e kamerës
Cilësimet e kamerës
Opsione të avancuara të videos
Aktivizoni regjistrimin 360 audio
- Filloni të regjistroni një video
- 360 MIC duhet të shfaqet në qoshen e sipërme djathtas
- Tingulli do të kapet nga minikufjet e tua
- Të dyja minikufjet nevojiten për të regjistruar tinguj 360 gradë
SAMSUNG
Ju lutemi, vini re: Kur aktivizohet regjistrimi 360 audio, funksioni ‘Zoom-in mic’ nuk do të jetë i disponueshëm.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window