Si të përdorni Baza fëmijë

Baza fëmijë përmban përmbajtje argëtuese dhe të sigurt për fëmijë në një ambient lozonjar mësimi.
 

Ajo ju lejon të caktoni kufirin e kohës ditore për lojë, të kontrolloni lejet dhe ofron raporte përdorimi që ju të dini se çfarë po mëson fëmija juaj. 

Mbani parasysh: Baza fëmijë disponohet në telefonat Galaxy S10 dhe Tab S4. Në pajisjet e tjera me versionin Android 9.0 ajo disponohet për shkarkim përmes Galaxy Apps.   

Rregullimi i Baza fëmijë është i thjeshtë dhe gjendet në panelin e njoftimit të telefonit tuaj.  

1 Tërhiqni poshtë panelin e njoftimit dhe rrëshqitni nga e majta.
2 Shtypni ikonën Baza fëmijë për të nisur rregullimin dhe pastaj shtypni “Fillo” për të shkarkuar.
Shtypni ikonën Baza fëmijë në panelin e njoftimit për të nisur rregullimin
3 Shtypni “Tjetër” dhe pastaj vendosni një PIN. PIN i paracaktuar është 0000. PIN i Baza fëmijë ju lejon të caktoni kontrollin prindëror, të kontrolloni raportet e përdorimit, por më e rëndësishmja – fëmijët nuk mund të dalin nga Baza fëmijë pa të.
4 Më pas shfaqet ekrani kryesor i Baza fëmijë.
5 Gjatë përdorimit të parë, mund t’ju duhet të shkarkoni secilin aplikacion në ekranin kryesor.

Tani që keni rregulluar Baza fëmijë mund të mësoni funksionet kryesore.
 

  • Telefoni im: Fëmijët mund të telefonojnë kontaktet e tyre bazuar në një listë të parapërcaktuar që është lejuar nga prindërit.
  • Kamera ime: Kamerë fëmijësh për të bërë foto, si dhe përfshin afishe.
  • Galeria ime: Për foto ose vizatime që krijohen në Baza fëmijë ose që lejohen nga prindërit.
  • Shfletuesi im: Për shfletim të sigurt brenda disa faqeve të caktuara të internetit që lejohen nga prindërit. 
Vështrim i përgjithshëm i funksioneve kryesore të Baza fëmijë

Më pas fëmijët mund të zgjedhin nga një gamë përmbajtjesh kreative përfshirë ngjyrosjen, përgatitësin e afisheve, softuerin e ndryshimit të zërit, lojëra dhe video. Madje ka edhe një lojë kodimi që nxit mendimin kreativ dhe logjik.    

Këtu mund të hyni te cilësimet, të krijoni profilet e fëmijëve, të caktoni kohën ditore për lojë dhe të kontrolloni përdorimin dhe aktivitetet.


Këto janë funksionet kryesore:
 

  • Caktoni kohën ditore për lojë: Caktoni orarin ditor të luajtjes për ditët e javës dhe fundjavat.
  • Përdorimi ditor: Shfaq përdorimin ditor sipas ditës dhe datës për secilin profil.
  • Aktiviteti: Shfaq cilat aplikacione janë përdorur.
  • Përmbajtja e lejuar: Shfaq të gjitha përmbajtjet që lejohen nga prindërit.
  • Dyqani Galaxy për Fëmijët: Në të mund të hyhet vetëm pas hyrjes në ekranin Kontrolli Prindëror me PIN.
Funksionet kryesore të Kontrolli Prindëror në Baza fëmijë
1 Hapni “Baza fëmijë”.
2

Nga ekrani kryesor shtypni ikonën cilësimet.

3 Zgjidh “Udhëzimi Prindëror”.
Aktivizoni Kontrolli Prindëror te Baza fëmijë
4 Vendosni PIN.

Mbani parasysh: Ju mund të krijoni deri në gjashtë profile fëmijësh.

Nëse e keni harruar PIN dhe nuk mund të dilni nga Baza fëmijë, duhet të ndiqni hapat e mëposhtme për të rivendosur aplikacionin. 

1 Shtypni dhe mbani shtypur butonin e energjisë në anën e telefonit derisa të shfaqet opsioni “Fik”.
2 Prekni dhe mbani shtypur ikonën fik në ekran, derisa të shfaqet opsioni “Regjimi i sigurt”.
3 Shtypni për të hyrë në “Regjimi i sigurt”.
4 Pasi telefoni të përfundojë rindezjen, shkoni te “Cilësimet”.
5 Kërkoni për “Baza fëmijë” dhe pastaj zgjidhni aplikacionin Baza fëmijë nga rezultatet e kërkimit.
6 Shtypni “Çinstalo” dhe pastaj konfirmoni duke shtypur “Në rregull”.
7 Shtypni sërish butonin e energjisë dhe pastaj shtypni “Rifillo” për të rifilluar telefonin dhe për të dalë nga Regjimi i sigurt.
8 Telefoni juaj nuk do të jetë më në regjimin Baza fëmijë.

Mbani parasysh: Ky proces do t’i fshijë të gjitha informacionet, profilet dhe cilësimet. Aplikacioni tani duhet të ri-instalohet dhe rregullohet sërish.    

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window