Si t’i lidhni dhe t’i përditësoni kufjet Galaxy Buds+ me smartfonin Galaxy

Të krijuara për t’u çiftuar menjëherë me Samsung Galaxy S20, S20+ dhe S20 Ultra 5G, kufjet Galaxy Buds+ mund t’i komandoni nëpërmjet smarftonit, orës inteligjente dhe tabletit Galaxy apo madje edhe nëpërmjet asistentëve të tillë zanorë si Bixby. Zbuloni se sa e lehtë është t’i lidhni dhe t’i përditësoni Galaxy Buds me smartfonin Galaxy në këtë video, në mënyrë që të përfitoni sa më shumë prej tyre.

Ndiqni hapat për t’i lidhur dhe për t’i përditësuar kufjet.

Si t’i lidhni dhe t’i përditësoni kufjet Galaxy Buds+ me smartfonin Galaxy Si t’i lidhni dhe t’i përditësoni kufjet Galaxy Buds+ me smartfonin Galaxy

Shënim: 

  • KUJDES: DUHET të shkarkoni dhe të instaloni aplikacionet “Galaxy Wearable” & “SmartThings” nga Google Play Store ose nga Galaxy Store. 
  • Ju lutemi, sigurohuni të keni versionin më të fundit të këtyre aplikacioneve. 
  • Imazhi i paraqitur në këtë video është vetëm një shembull në gjuhën angleze, por gjendet edhe në gjuhën që keni përzgjedhur në telefon.
  • Ndërfaqja e softuerit mund të jetë e ndryshme sipas modelit të pajisjes suaj dhe sipas versionit të aplikacionit “Galaxy Wearable”.
  • Nëse drita treguese e kufjes nuk pulson, lidheni kasetën karikuese me një ushqyes dhe ngarkojeni baterinë e kufjeve për më shumë se 30 minuta. 

Pjesa 1. Lidhini kufjet Galaxy Buds+ me smartfonin Galaxy.

Si t’i lidhni kufjet

Hapi 1. Rrëshqitni gishtin për të shfaqur panelin e njoftimeve dhe kontrolloni nëse është e aktivizuar lidhja me Bluetooth.
Hapi 2. Verifikoni drejtimin e secilës kufje dhe vendosini në drejtimin e duhur.
Hapi 3. Hapni kasetën karikuese.
Kufjet kalojnë automatikisht në modalitet të çiftimit me Bluetooth dhe në celular shfaqet automatikisht një dritare.
Hapi 4. Prekni Lidh në dritaren që shfaqet. Në ekran hapet aplikacioni “Galaxy Wearable”.
Hapi 5. Ndiqni udhëzimet në ekran për ta përfunduar lidhjen. 
Hapi 6. Në aplikacionin “Galaxy Wearable” tani do të shihni informacione dhe komandat e kontrollit për kufjet buds+. 

Pjesa 2. Përditësojini kufjet Galaxy Buds+ me anë të pajisjes celulare.

Si t’i përditësoni kufjet

Hapi 1. Hapni aplikacionin “Galaxy Wearable” në pajisjen celulare.
Hapi 2. Shkoni poshtë faqes dhe prekni Përditëso softuerin e kufjeve.
Hapi 3.
Prekni Shkarko dhe instalo për të bërë përditësim manual.
Hapi 4. Aktivizoni opsionin e shkarkimit automatik të përditësimeve gjatë lidhjes së telefonit me rrjet Wi-Fi.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window