Kam një hapësirë midis ekranit dhe kornizës së pajisjes
Për një shfrytëzim optimal të pajisjes, nevojitet një hapësirë e vogël në ekran. Mund të ketë një lëvizje shumë të vogël gjatë përdorimit për shkak të kësaj hapësire, por kjo nuk do të thotë se pajisja ka probleme. Ju lutemi, vini re se hapësira në ekran mund të zgjerohet me kalimin e kohës dhe sa më shumë përdoret pajisja.
Kontrolli 1. A mund të hyjë ujë në hapësirën e ekranit?
Në përgjithësi, nevojitet një hapësirë e vogël midis ekranit dhe kornizës së pajisjes. Prandaj, hapësira e ekranit është vendosur në atë mënyrë që të sigurojë shfrytëzim optimal të pajisjes. Të gjitha hapësirat e ekraneve vendosen në përputhje me standarde të rrepta të brendshme dhe nuk cenojnë përdorimin ose funksionimin e pajisjes. Gjithashtu, seritë Galaxy që i rezistojnë ujit dhe pluhurit janë ndërtuar të bllokojnë futjen e lëngjeve ose papastërtive në pjesët e brendshme të pajisjes.
Si përfundim, pra, uji nuk hyn në hapësirën strukturore të ekranit dhe nuk e cenon aftësinë kundër ujit.
Kontrolli 2. Hapësira e ekranit duket se po zgjerohet
Zgjerimi i hapësirës së ekranit është një dukuri e natyrshme që ndodh për shkak të fërkimit midis pjesëve dhe ndodh gjatë përdorimit normal të përditshëm. Por, nëse hapësira është zgjeruar ndjeshëm, ju lutemi, drejtohuni pranë një Qendre të Shërbimeve Elektronike Samsung, për të konstatuar nëse ka nevojë për riparim.
Shënim: Pamjet e ekranit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window