Çfarë është veçoria e mbrojtjes së fuqizuar të të dhënave në Galaxy Z Fold5 / Flip5?

Pamje nga afër e një dore që nxjerr një Galaxy Z Flip nga xhepi i pantallonave xhins

Veçoria e mbrojtjes së fuqizuar të të dhënave është funksioni i sigurisë i Samsung për të mbrojtur informacionet tuaja personale që konsiderohen si të dhëna me vlerë. Kjo veçori bën të mundur që të dhënat tuaja specifike me teknologjinë E2EE (enkriptimi nga skaji në skaj) të ruhen në Samsung Cloud.

Vini re: veçoria e mbrojtjes së fuqizuar të të dhënave mbështetet vetëm në pajisjet me One UI 5.1.1 ose versione të mëvonshme, duke filluar nga seritë Galaxy Z Fold5 /Flip5 dhe Tab S9.

Si mund ta përdor veçorinë e mbrojtjes së fuqizuar të të dhënave?

Ju mund të rezervoni dhe të riktheni informacionet personale ose të dhënat në pajisjen tuaj në/nga Samsung Cloud me një kod rikuperimi që gjenerohet vetëm një herë gjatë fillimit të veçorisë "Mbrojtja e fuqizuar e të dhënave".

Për ta bërë këtë, hapni aplikacionin Samsung Cloud > Trokitni te Më shumë opsione (3 pika) > Përzgjidhni Cilësimet > Trokitni te Mbrojtje e fuqizuar e të dhënave > Trokitni te butoni Enkripto të dhënat e rezervimit për ta aktivizuar.

Qasja tek të dhënat e enkriptuara nga skaji në skaj është e mundur vetëm nga pajisjet që përdorin veçorinë e mbrojtjes së fuqizuar të të dhënave dhe qasja në to është e pamundur për të gjithë, duke përfshirë Samsung.

Vini re: enkriptimi nga skaji në skaj mund të mos mbështetet nga disa vende/rajone ose operatorë.

Të dhënat në vijim mbrohen nga mbrojtja e fuqizuar e të dhënave:

  • Kopja rezervë e regjistrave të telefonatave
  • Kopja rezervë e mesazheve
  • Kopja rezervë e orës
  • Kopja rezervë e cilësimeve
  • Kopja rezervë e aplikacioneve 


Disa sasi të mëdha të dhënash, duke përfshirë bashkëngjitjet e mesazheve, mund të mos i nënshtrohen enkriptimit nga skaji në skaj.

Samsung do të mbështesë enkriptimin nga skaji në skaj për të mbrojtur informacionet tuaja personale. 

Kodi i rikuperimit është një kod me 28 karaktere që mund të rikuperojë të dhënat e enkriptuara nga skaji në skaj në rast se të gjitha pajisjet tuaja janë të padisponueshme për shkak të humbjes/vjedhjes ose dëmtimit.

Kodi i rikuperimit nuk mund të shihet përsëri pasi gjenerohet dhe Samsung nuk i ruan kodet e rikuperimit. Kur gjenerohet kodi i rikuperimit, ai duhet të regjistrohet dhe të ruhet në një hapësirë të sigurt.

Nëse humbasin që të dyja, si pajisja që ofron veçorinë e "mbrojtjes së fuqizuar të të dhënave", ashtu dhe kodi i rikuperimit, nuk ka asnjë mënyrë për t'u qasur tek të dhënat e enkriptuara nga skaji në skaj.

Nëse zotëroni pajisjen që mund të qaset tek të dhënat e enkriptuara nga skaji në skaj, mund të ndryshoni kodin e rikuperimit:

1 Hapni aplikacionin Samsung Cloud
Ikona e Samsung Cloud
2 Trokitni te Më shumë opsione (3 pika)
Ekrani i smartfonit me opsionet e disponueshme të aplikacionit Samsung Cloud
3 Përzgjidhni Cilësimet
Ekrani i smartfonit me ikonën më shumë opsione (3 pika) të përzgjedhur
4 Trokitni te Mbrojtje e fuqizuar e të dhënave
Ekrani i smartfonit me opsionet e disponueshme të Cilësimeve
5 Trokitni te butoni Enkripto të dhënat e rezervimit për ta aktivizuar
Ekrani i smartfonit me butonin Enkripto të dhënat e rezervimit
6 Trokitni te Dërgo email dhe verifikoni që jeni ju përmes emailit që merrni
Ekrani i smartfonit me konfirmimin verifikoje që je ti
7 Trokitni te Krijo kod rikuperimi. Do t'ju kërkohet të vendosni një lloj bllokimi të ekranit nëse nuk e keni një të tillë.
Ekrani i smartfonit me butonin Krijo kod rikuperimi të përzgjedhur
8 Mbani shënim kodin e ri të rikuperimit siç shihet në ekran, përzgjidhni "E mbajtja shënim kodin e rikuperimit" dhe trokitni te Më pas. Kodi i vjetër i rikuperimit nuk do të jetë më i disponueshëm.
Ekrani i smartfonit me një kod rikuperimi dhe butonin më pas të përzgjedhur
9 Konfirmoni kodin tuaj të rikuperimit dhe trokitni te Më pas për të përfunduar procesin.

Nëse humbasin që të dy, si kodi i rikuperimit, ashtu dhe pajisja që konfiguroi enkriptimin nga skaji në skaj, nuk mund të bëhet asgjë më shumë për t'u qasur në të. Nëse humbet vetëm pajisja, të dhënat mund të rikuperohen nëpërmjet fillimit të enkriptimit nga skaji në skaj.

Nëse aktivizohet mbrojtja e fuqizuar e të dhënave, enkriptimi nga skaji në skaj zbatohet dhe rezervohet gjatë rezervimit në Samsung Cloud në pajisjet që mbështesin mbrojtjen e fuqizuar të të dhënave.

Elementet e të dhënave që mbështesin mbrojtjen e fuqizuar të të dhënave enkriptohen nga skaji në skaj dhe rezervohen, dhe elementet e tjera të të dhënave që nuk mbështeten me mbrojtjen e fuqizuar të të dhënave rezervohen në të njëjtën mënyrë si rezervimet ekzistuese pa enkriptim.

Të dhënat e rezervuara përpara aktivizimit të mbrojtjes së fuqizuar të të dhënave nuk mund të rikthehen.

Pajisjet që mbështesin veçorinë e mbrojtjes së fuqizuar të të dhënave shfaqen në meny. Vetëm të dhënat e rezervuara nga ato pajisje i nënshtrohen enkriptimit nga skaji në skaj dhe vetëm ato pajisje kanë qasje në të dhënat e enkriptuara nga skaji në skaj.

Veçoria e mbrojtjes së fuqizuar të të dhënave funksionon duke u bazuar në llogarinë tuaj të Samsung, kështu që aktivizimi / çaktivizimi / enkriptimi / dekriptimi / rivendosja e kodit të rikuperimit sinkronizohen midis pajisjeve tuaja dhe mund të shfaqet një njoftim gabimi ose alarm në pajisjet që kanë hyrë me një llogari të Samsung.

Ky gabim mund të ndodhë kur futni një kod rikuperimi në pajisjen aktuale ndërkohë që po rivendosni kodin e rikuperimit në një pajisje tjetër. Provoni përsëri pasi të përfundoni rivendosjen e kodit të rikuperimit në pajisjen tjetër.

Njoftimi shfaqet në rast se mbrojtja e fuqizuar e të dhënave aktivizohet në një pajisje tjetër. Nëse aktivizohet mbrojtja e fuqizuar e të dhënave, enkriptimi nga skaji në skaj zbatohet dhe rezervohet kur zbatoni rezervimet në Samsung Cloud në të gjitha pajisjet e mbështetura për mbrojtjen e fuqizuar të të dhënave që zotëroni. Të dhënat e rezervuara përpara se të aktivizohet mbrojtja e fuqizuar e të dhënave nuk mund të rikthehen.

Njoftimi shfaqet në rast se mbrojtja e fuqizuar e të dhënave aktivizohet në një pajisje tjetër. Nëse aktivizohet mbrojtja e fuqizuar e të dhënave, enkriptimi nga skaji në skaj zbatohet dhe rezervohet kur zbatoni rezervimet në Samsung Cloud në të gjitha pajisjet e mbështetura për mbrojtjen e fuqizuar të të dhënave që zotëroni. Të dhënat e rezervuara përpara se të aktivizohet mbrojtja e fuqizuar e të dhënave nuk mund të rikthehen.

Njoftimi shfaqet kur kodi i rikuperimit rivendoset në pajisjen tuaj tjetër. Në këtë rast, kodi i rikuperimit i gjeneruar më parë nuk është më në dispozicion.

Dritarja kërcyese e gabimit shfaqet kur ka një problem me aplikacionin KmxService që gjeneron dhe ruan çelësat e enkriptimit të përdorur për mbrojtjen e fuqizuar të të dhënave.

Kur të shfaqet dritarja kërcyese e gabimit, ju sugjerojmë të provoni një ose disa nga zgjidhjet në vijim:

  • Kontrolloni nëse po përdorni versionin e duhur të softuerit për modelin e pajisjes. Mbrojtja e fuqizuar e të dhënave funksionon vetëm në versionin e duhur të softuerit dhe nuk funksionon në versione të tjera të softuerit ose pajisje të rrënjosura
  • Rinisni pajisjen
  • Fshini të dhënat e aplikacionit KmxService duke ndjekur hapat në vijim:
1 Shkoni te Cilësimet
Ikona e cilësimeve të Samsung
2 Trokitni tek Aplikacionet
Ekrani i smartfonit me opsionin Aplikacionet të përzgjedhur
3 Trokitni tek ikona në të djathtë të Aplikacionet e tua
Ekrani i smartfonit me ikonën Aplikacionet e tua të përzgjedhur
4 Aktivizoni butonin pranë Shfaq aplikacionet e sistemit
Ekrani i smartfonit me butonin Shfaq aplikacionet e sistemit të përzgjedhur
5 Kërkon KmxService
Ekrani i smartfonit duke kërkuar Shërbimi KMX
6 Trokitni te Hapësira ruajtëse
Ekrani i smartfonit me seksionin Hapësira ruajtëse të përzgjedhur
7 Përzgjidhni Pastro të dhënat dhe më pas Fshi
Ekrani i smartfonit me butonin Pastro të dhënat të përzgjedhur

Nëse fshini të dhënat e aplikacionit KmxService, informacioni i lidhur me çelësin e enkriptimit që është ruajtur në pajisje do të fshihet, prandaj kontrolloni nëse e keni kodin e rikuperimit para se të fshini të dhënat e aplikacionit KmxService.

Çaktivizoni dhe aktivizoni funksionin e mbrojtjes së fuqizuar të të dhënave. Nëse funksioni i mbrojtjes së fuqizuar të të dhënave është i çaktivizuar, të dhënat e rezervuara me enkriptimin nga skaji në skaj do të fshihen nga Samsung Cloud.

Nëse ky gabim vazhdon pasi të keni fshirë të dhënat, aktivizoni Enkripto të dhënat e rezervimit për të filluar mbrojtjen e fuqizuar të të dhënave.  

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window