Pse riniset vetë ora ime Galaxy Watch6?
Veçoria e busullës në Galaxy Watch6 Classic përmban sensorë të sofistikuar gjeomagnetikë që përcaktojnë drejtimin e orës suaj në lidhje me fushën magnetike të Tokës. Ata përdoren për një sërë funksionesh, duke përfshirë rritjen e saktësisë së vendndodhjes dhe drejtimeve.
Kur kalibroni ose karikoni Watch6 Classic pranë një fushe të fortë magnetike, si p.sh. një byzylyk magnetik ose cigare elektronike, rrotullimi i kornizës mund të çojë në një gabim logjik, duke shkaktuar një rinisje. Kjo mund të ndodhë kur ka një ndërhyrje në busullën në fushën e orës.
Vini re: me veçorinë e busullës nuk përputhen të gjitha fushat e orës.
Si mund ta shmang këtë rinisje të herëpashershme?
Sa herë që të jetë e mundur, shmangni rrotullimin e kornizës së Galaxy Watch6 Classic kur e kalibroni ose karikoni pranë fushave të forta magnetike.
Nëse problemi i rinisjes vazhdon, hiqni busullën në fushën e orës, gjë e cila do t'ju ndihmojë që ta menaxhoni këtë:
Vini re: kthimi i kornizës në të majtë do ta aktivizojë përsëri busullën.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window