Krijimi i një llogarie Samsung gjatë konfigurimit të televizorit Samsung.

Ta gëzoni televizorin tuaj të ri Samsung. Nëse nuk keni akoma një llogari Samsung, do t‘ju duhet të krijoni një të tillë gjatë konfigurimit fillestar për të konfiguruar televizorin tuaj. Gjithçka që ju duhet është një numër telefoni dhe një adresë emaili. Ndiqni udhëzimet e shpejta dhe të thjeshta në këtë video.

Pas përfundimit të konfigurimit të rrjetit gjatë konfigurimit fillestar, mund të konfiguroni llogarinë tuaj Samsung, duke zgjedhur Fillo konfigurimin.

Skanoni kodin QR në televizorin tuaj me kamerën e telefonit.

Prekni Identifikoje tani kur dritarja kërcyese të shfaqet.

Prekni Krijo një llogari. Ose, prekni Identifikohu me anë të Google për të përdorur llogarinë e Google.

Për të vazhduar me një llogari të Google, zgjidhni llogarinë e dëshiruar të Google nga lista.

Nëse kërkohet, kontrolloni listën e kërkesave për akses. Më pas, rrëshqitni dhe prekni Lejo.

Ndiqni udhëzimet në ekran për t'u identifikuar në llogarinë tuaj. 

Nëse keni zgjedhur Krijo një llogari, prekni Më shumë.

Lexoni dhe pranoni Kushtet e përgjithshme, Kushtet e shërbimit, dhe Njoftimin e privatësisë të llogarisë Samsung.  Prekni Pranoj.

Për të krijuar një llogari, thjesht jepni adresën tuaj të emailit si llogarinë tuaj të identifikimit dhe më pas plotësoni formularin. Më pas, prekni Krijo një llogari.

Për më shumë siguri, kërkohet verifikimi me dy hapa. Personat që përdorin telefona jo Galaxy mund ta plotësojnë këtë hap më vonë.

Vendosni numrin tuaj të telefonit dhe prekni Dërgo.

Vendosni kodin që ju është dërguar në telefon me mesazh.

Kontrolloni kutinë hyrëse të emailit dhe zgjidhni Verifiko llogarinë në emailin që ju është dërguar.

Llogaria Samsung është krijuar me sukses.

Prekni Identifikohu për të përfunduar procesin.

Jeni identifikuar me sukses në televizor.

Më pas, mund të regjistroni kartën tuaj të kreditit. Gjithashtu mund të zgjidhni Më vonë për të ndaluar në këtë pikë.

Pranoni kushtet e përgjithshme dhe plotësoni cilësimet e mbetura sipas ekranit të televizorit.  

Pasi cilësimet të jenë përfunduar, mund të përdorni aplikacionet dhe veçoritë inteligjente.

 

Deklarata e mohimeve

Do t‘ju duhet një llogari Samsung për të aksesuar Smart Hub, shërbimin tonë inteligjent me bazë në rrjet, që përfshin aplikacionet (si aplikacionet për shërbimet e transmetimit) dhe veçoritë tona të tjera inteligjente të disponueshme nëpërmjet pajisjes suaj. Mund t‘ju duhet të përdorni një pajisje të veçantë (laptop, desktop ose celular) për të krijuar ose për t'u identifikuar në llogarinë Samsung. Nëse zgjidhni që të mos identifikoheni në një llogari Samsung, do të mund të lidheni vetëm me pajisjet e jashtme (si p.sh. HDMI dhe televizorin tokësor nëpërmjet ajrit me përdorimin e sintonizuesve të antenave). Imazhet e përdorura në video mund të ndryshojnë nga pajisja juaj në varësi të modelit dhe zonës gjeografike.

 

SAMSUNG

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window