Si të rregulloni aplikacionet jofunksionale në televizorin inteligjent Samsung
Nëse ndonjëri prej aplikacioneve të televizorit inteligjent Samsung nuk punon siç duhet, ndiqni hapat e mëposhtëm.
Mënyra 1. Bëni një rivendosje të lehtë në pozicionin nistor të televizorit
Rivendosja e lehtë në pozicionin nistor e shkëput plotësisht nga ushqimi me energji elektrike aparatin e televizorit, pa e lënë në regjim gatishmërie. Kjo mund të mjaftojë për t’i rregulluar problemet që mund të keni me aplikacionet. ka dy mënyra si ta bëni këtë rivendosje të lehtë në pozicionin nistor të televizorit.
- Mbani të shtypur butonin e fikjes të pultit të telekomandimit gjersa televizori të fiket dhe të rindizet. Kjo duhet të marrë rreth 5 sekonda.
- Hiqeni spinën e televizorit nga priza e rrjetit elektrik, lëreni të shkëputur për 30 sekonda dhe pastaj rivendoseni në prizë.
Mënyra 2. Kontrolloni nëse ka nevojë për përditësim të softuerit
Përditësimet e softuerit sigurojnë rregullim të problemeve të sistemit. Për të parandaluar problemet, duhet ta mbani të përditësuar softuerin e televizorit.
Hapi 1. Shtypni butonin “Home” (me shenjën e shtëpisë) dhe shkoni te “Settings” (Cilësime).
Hapi 2. Shkoni te “Support” (Mbështetja) dhe pastaj përzgjidhni “Software Update” (Përditësimi i softuerit).
Hapi 3. Klikoni “Update Now” (Përditëso tani) për të filluar përditësimin e televizorit.
Ky proces heq të dhënat e vjetra e të panevojshme të cilat shkaktojnë problemin dhe i zëvendëson me të dhëna të reja.
Hapi 1. Shtypni butonin “Home” (me shenjën e shtëpisë) dhe shkoni te “Apps” (Aplikacione).
Hapi 2. Shkoni në “Settings” (Cilësime).
Hapi 3. Shkoni te aplikacioni në fjalë dhe pastaj zgjidhni “Delete” (Fshi).
Shënim: Nëse funksioni “Delete” është me ngjyrë gri, do të thotë se ky është një aplikacion i rekomanduar. Në këtë rast përzgjidhni “Reinstall” (Ri-instalo).
Hapi 4. Shtypni butonin e kthimit në telekomandë dhe përzgjidhni ikonën e kërkimit.
Hapi 5. Shkruani emrin e aplikacionit dhe instalojeni.
Shënim: Kujdes: mos harroni të keni informacionin e identifikimit të përdoruesit përpara fshirjes dhe ri-instalimit të aplikacionit. Këta hapa do t’ju nxjerrin nga sistemi, çka do të thotë se do t’ju duhet të identifikoheni sërish me fjalëkalimin tuaj si përdorues.
Kthimi i Smart Hub në pozicionin nistor ju nxjerr si përdorues nga çdo aplikacion që përdorni në televizor, jo vetëm nga aplikacioni që po përpiqeni të rregulloni. Prandaj, duhet të bëni kujdes të keni informacionet e identifikimit si përdorues për të gjitha llogaritë tuaja përpara se të filloni procesin e kthimit në pozicion nistor.
- Modelet pas vitit 2020: Settings (Cilësime) > Support (Mbështetja) > Service Care (Kujdesi) > Self Diagnosis (Vetëdiagnostikim) > Reset Smart Hub (Kthe Smart Hub në pozicion nistor)
- Modelet përpara viti 2020: Settings (Cilësime) > Support (Mbështetja) > Self Diagnosis (Vetë-diagnostikimi) > Reset Smart Hub (Kthe Smart Hub në pozicion nistor).
Shënim:
- PIN-i i paracaktuar është 0000.
- Mund t’ju duhet ta shkarkoni përsëri aplikacionin pas kthimit në pozicion nistor.
Shënim: Pamjet e ekranit dhe menyja e pajisjes janë thjesht shembuj në gjuhën angleze, por gjenden edhe në gjuhën e vendit tuaj.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window