Zgjidhja e problemeve të telekomandës inteligjente, kur ajo nuk punon
Nëse hasni probleme me telekomandën inteligjente Samsung, shikoni udhëzimet më poshtë.
Telekomanda juaj inteligjente nuk funksionon me Samsung TV? Telekomanda inteligjente mund të jetë shkëputur nga televizori ose bateria mund të ketë nevojë për karikim ose ndërrim.
Kontrolloni nëse në pjesën e poshtme të telekomandës SolarCell të Samsung ka një film plastik. Ky film duhet të hiqet, në mënyrë që telekomanda të funksionojë saktë.
Shënim: Imazhet, butonat dhe funksionet e telekomandës inteligjente Samsung mund të jenë të ndryshme, në varësi të modelit ose zonës gjeografike.
Hapi 1. Provoni që të përdorni kamerën e smartfonit për të bërë një fotografi të pjesës së përparme të telekomandës. Nëse jeni përdorues i një telefoni iPhone, mund të përdorni për lehtësi kamerën e përparme për të verifikuar.
Hapi 2. Kontrolloni nëse mund të shihni sinjalet infrakuqe nga kamera e smartfonit. Nëse po, atëherë telekomanda funksionon normalisht. Nëse telekomanda inteligjente funksionon, ju lutemi të siguroheni që është çiftuar saktë me televizorin.
Hapi 3. Nëse nuk mund t’i shihni sinjalet infrakuqe, karikojeni telekomandën inteligjente duke përdorur portën USB (lloji C) në pjesën e poshtme ose ktheni përmbys telekomandën për të ekspozuar pilën me energji diellore. Nëse telekomanda ka bateri, provoni që t’i ndërroni ato me të reja. Nëse telekomanda ende nuk funksionon, ajo mund të jetë me defekt, prandajju lutemi që të vizitoni qendrën më të afërt të shërbimit.
Kur e ndizni televizorin për herë të parë, telekomanda inteligjente Samsung duhet të çiftohet automatikisht me televizorin. Nëse telekomanda inteligjente Samsung nuk çiftohet automatikisht me televizorin, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.
Hapi 1. Me televizorin të ndezur, shtypni dhe mbani shtypur butonin Kthehu dhe butonin Luaj/Pusho për më shumë se 3 sekonda.
Hapi 2. Do të fillojë çiftimi i televizorit dhe telekomandës. Ndiqni udhëzimet në ekran për të vazhduar me çiftimin.
Shënim: Ju lutemi që të siguroheni që po e përdorni telekomandën inteligjente Samsung brenda një distance prej 20 këmbësh (6 m) nga televizori. Distanca e përdorshme mund të ndryshojë në varësi të kushteve të lidhjes me valë ose atyre mjedisore.
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të kontrolluar gjendjen e nivelit të baterisë së telekomandës inteligjente.
Hapi 1. Shtypni butonin Home në telekomandë dhe shkoni te Menyja.
Hapi 2. Zgjidhni Cilësimet > Të gjitha cilësimet.
Hapi 3. Zgjidhni Të përgjithshme dhe privatësia > Energjia dhe kursimi i energjisë.
Hapi 4. Zgjidhni Bateria e disponueshme e telekomandës.
Shënim:
- Ky funksion mbështetet vetëm nga telekomanda inteligjente SolarCell e Samsung.
- Shtegu i navigimit te menyja mund të ndryshojë në varësi të modelit të televizorit.
Nëse niveli i baterisë është i ulët, telekomanda inteligjente mund të mos funksionojë saktë ose mund të reagojë ngadalë.
Karikimi i shpejtë përmes konektorit USB-C
Hapi 1. Lidhni një kabllo USB-C me portën në pjesën e poshtme të telekomandës.
Hapi 2. Drita LED në pjesën e përparme të telekomandës do të ndizet pasi të nisë karikimi dhe do të fiket kur karikimi të ketë përfunduar.
Shënim:
- Për karikim më të shpejtë dhe kohë përdorimi maksimale, mos e përdorni telekomandën gjatë karikimit.
- Kablloja USB-C dhe karikuesi nuk janë të përfshirë.
Karikim ekologjik duke përdorur pila me energji diellore
Kur telekomanda inteligjente nuk është në përdorim, ju lutemi ta ktheni nga ana tjetër për të ekspozuar pilën me energji diellore dhe ta vendosni drejtpërdrejt nën dritën natyrale ose në dritën e ambientit të brendshëm. Kjo do të zgjasë kohën e përdorimit të telekomandës inteligjente.
Shënim: Ju lutemi që të siguroheni që telekomanda të mos keqpozicionohet kur ta karikoni përmes pilave me energji diellore.
Nëse telekomanda inteligjente Samsung nuk funksionon saktë kur shihni përmbajtjen e televizorit ndërkohë që është lidhur me një dekoder ose pajisje tjetër të jashtme, provoni që ta kontrolloni televizorin me telekomandën e pajisjes së jashtme. Për të kontrolluar pajisjet e jashtme me telekomandën e televizorit, konfiguroni një telekomandë universale.
- Shtypni butonin Home > Menyja > Pajisja e lidhur > Telekomanda universale
Shënim:
- Ky funksion mund të mos mbështetet, në varësi të modelit ose zonës gjeografike.
- Pajisjet e jashtme specifike të lidhura me televizorin mund të mos mbështesin veçorinë e telekomandës universale.
- Mos vendosni asnjë pengesë ndërmjet pajisjes së jashtme dhe televizorit. Kjo mund të shkaktojë transmetim të pasaktë të sinjaleve nga telekomanda.
Nëse shtypni një buton në telekomandë dhe reagimi i televizorit është i vonuar, kjo mund të vijë si shkak i lidhjes së paqëndrueshme me valë dhe sinjalit të dobët Wi-Fi.
Nëse është e mundur, provoni hapat e mëposhtëm për të zgjidhur problemin:
- Lidhni televizorin me rrugëzuesin duke përdorur një kabllo eterneti
- Ndërroni vendndodhjen e AP/rrugëzuesit të Wi-Fi
- Testoni fuqinë e sinjalit Wi-Fi përmes një aplikacioni të palës së tretë
- Kontaktoni ofruesin e shërbimit të internetit për të kontrolluar gjendjen e Wi-Fi
Shënim:
- Nëse keni probleme me Samsung Smart TV, duhet të kontrolloni gjithmonë për të parë nëse ka përditësime të disponueshme të softuerit, sepse ato mund të përmbajnë zgjidhjen e problemit tuaj.
- Pamjet e çastit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të softuerit.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window