Si ta përdorni modalitetin “Intelligent Mode” të televizorëve QLED Samsung

Televizorët inteligjentë po bëhen gjithnjë e më inteligjentë. Modaliteti “Intelligent Mode” bën që televizori ta kuptojë se në çfarë pozicioni ndodhet në dhomë dhe të ndjekë mënyrën se si e përdorni ju televizorin, për t’ju ofruar kështu përvojën më të mirë të shikimit.

Elementet e modalitetit inteligjent


Modaliteti “Intelligent Mode) jua përmirëson përvojën e shikimit duke e njohur se çfarë përmbajtje keni, si e përdorni dhe në çfarë mjedisi ndodhet televizori. Falë teknologjisë së inteligjencës artificiale, modaliteti inteligjent i rregullon automatikisht cilësimet, si atëherë kur po shihni një film me aksion një paradite me diell, ashtu edhe kur po shihni filma të frikshëm në errësirë. Ka katër opsione të modalitetit inteligjent, si vijon.

Dekor i modalitetetit inteligjent
  • Figura përshtatëse: Optimizon ndriçimin dhe ofron cilësinë më të mirë të figurës në kohë reale në bazë të nivelit të dritës në dhomë dhe në bazë të përmbajtjes.
  • Përforcues përshtatës i zërit: Analizon zhurmën e ambientit dhe ofron zë optimal në varësi të zhurmës.
  • Tingull përshtatës plus: Ofron cilësi të optimizuar të zërit duke analizuar hapësirën e shikimit dhe komponentët akustikë të përmbajtjes.
  • Volum përshtatës: Analizon historikun e ndryshimit të volumit nga ana juaj, sipas fashës kohore, për ta ndryshuar automatikisht volumin kur përdorni një aplikacion apo kur kaloni në një burim sinjali të jashtëm.

Shënim:

  • Opsionet ofrohen vetëm kur transmetimi i zërit në televizor është paracaktuar për në altoparlantin e televizorit, me përjashtim të “Figurës përshtatëse”.
  • Volumi apo ndriçimi i ekranit mund të ndryshojnë sipas zhurmës apo ndriçimit të mjedisit përreth. Nëse nuk e dëshironi një gjë të tillë, thjesht mund ta çaktivizoni.

Si ta konfiguroni modalitetin inteligjent


Mund të aktivizoni ose të çaktivizoni çdo element të modalitetit “intelligent Mode”. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të konfiguruar modalitetin “Intelligent Mode” në televizor.
 

Hapi 1. Shtypni butonin “Home” (ka shenjën e shtëpisë) në telekomandën e televizorit dhe pastaj përzgjidhni “Settings” (Cilësimet).

Konfigurimi i modalitetit inteligjent 01

Hapi 2. Zbrisni në “General” (Të përgjithshme) dhe përzgjidhni “Intelligent Mode Settings” (Cilësimet e modalitetit inteligjent).

Konfigurimi i modalitetit inteligjent 02

Hapi 3. Përzgjidhni opsionet që dëshironi të aktivizoni

Konfigurimi i modalitetit inteligjent 02

Shënim:

  • Modaliteti “Intelligent Mode” mbështetet vetëm për televizorët QLED (me përjashtim të serisë Q6), “Frame”, “Serif” dhe “Sero”.
  • Kini kujdes që të mos ketë pengesa përpara elementit detektues i cili zakonisht ndodhet në brinjën e poshtme të përparme të televizorit.
  • Imazhet dhe menyja e pajisjes janë thjesht ilustrim në gjuhën angleze, por gjenden edhe në gjuhën e vendit tuaj.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window