Si lidhet një kolonë zanore me televizorin

Ka disa mënyra për të lidhur kolonën zanore me televizorin. Mund të përdorni një lidhje me kabëll duke përdorur një kabllo HDMI ose kabllo optike. Mund të përdorni gjithashtu një lidhje me valë duke përdorur Bluetooth ose Wi-Fi.

1. Lidhja me kabllin HDMI

Përdorimi i një kablli HDMI për të lidhur Kolonën Zanore me televizorin do t'ju japë cilësinë më të mirë të mundshme të audios. Kabllot HDMI transmetojnë zërin në mënyrë dixhitale dhe sinjali audio dixhital tranmetohet në të dyja drejtimet, gjë që do të përmirësojë cilësinë e zërit dhe vonesën e sinjalit. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të lidhur kolonën zanore me televizorin.

Lidhja me kabllin HDMI.

Hapi 1. Përgatisni një kabëll HDMI.

Hapi 2. Lidhni kabllin me HDMI IN (ARC) të televizorit

Hapi 3. Lidheni me portën HDMI OUT (TV-ARC) të kolonës zanore.

Hapi 4. Ndizni Kolonën Zanore dhe vendoseni Source tek D.IN.

Hapi 5. Zëri i televizorit dë të dëgjohet nëpërmjet Kolonës tuaj Zanore.

Shënim: Klikoni këtëk për më shumë informacion në lidhje me përdorimin e një kablli HDMI për të lidhur një kolonë zanore me televizorin.

2. Lidhja me një kabëll optik

Përdorimi i një kabllo optike është një mënyrë e shkëlqyer për të lidhur Kolonën Zanore me televizorin. Ky lloj kablli transmeton tingull dixhital, kështu që ju mund të dëgjoni çdo detaj.

Hapi 1. Ndizni televizorin dhe Soundbar.

Hapi 2. Shtypni butonin Source në Kolonën Zanore dhe më pas vendosni Kolonën Zanore në konfigurimin D.IN.

Hapi 3. Lidhni njërën skaj të një kablli optik dixhital me portën OPTICAL OUT në televizor dhe më pas lidhni skajin tjetër me portën DIGITAL AUDIO IN (OPTICAL) në Kolonën Zanore.

Lidhja me një kabëll optik.

Hapi 4. Në televizor, navigoni tek Settings.

Hapi 5. Zgjidhni Sound dhe pastaj zgjidhni Sound Output.

Hapi 6. Zgjidhni Audio Out/Optical.

3. Lidhja me Bluetooth

Një lidhje Bluetooth nuk prodhon të njëjtën cilësi tingulli si HDMI, por është e preferuar për shkak të avantazhit të të qenit pa kabëll. Sfida kryesore me Bluetooth është se lidhja mund të jetë e paqëndrueshme për shkak të faktorëve të jashtëm si ndërprerja e energjisë elektrike ose pajisje të tjera elektrike. Megjithatë, Bluetooth është ende një opsion i mirë dhe i lehtë për t'u pasur.

Hapi 1. Shtypni butonin Source në Kolonën Zanore dhe më pas vendosni Kolonën Zanore në konfigurimin ‘BT’. "BT" ndryshon automatikisht në "BT PAIRING" në pak sekonda ose ndryshon në "BT READY" nëse ka një regjistrim lidhjeje.

Hapi 2. Kur shfaqet "BT READY", shtypni dhe mbani shtypur butonin Source në Soundbar për më shumë se 5 sekonda për të shfaqur "BT PAIRING".

Lidhja me Bluetooth.

Hapi 3. Pasi kolona zanore të jetë në modalitetin e çiftimit, navigoni tek Settings në televizor.

Hapi 4. Zgjidhni Sound dhe pastaj zgjidhni Sound Output.

Hapi 5. Zgjidhni Bluetooth Speaker List.

Hapi 6. Zgjidhni Koonën Zanore tuaj nga lista dhe më pas zgjidhni Pair and Connect.

4. Lidhja me Wi-Fi

Përdorni Wi-Fi për një lidhje me valë midis një Kolone Zanore dhe televizorit tuaj. Një lidhje Wi-Fi ka një gamë më të gjerë se Bluetooth dhe ofron lidhje të shumta me televizorin dhe sistemin e zërit.

Lidhja me Wi-Fi.

Hapi 1. Klikoni butonin Source në pjesën e pasme të Kolonës Zanore ose klikoni butonin Source në telekomandë për të zgjedhur modalitetin Wi-Fi.

Lidhja me Wi-Fi 1.

Shënim: Për modelet e televizorit të viteve 2016-2018, nëse zgjidhni modalitetin Wi-Fi kur televizori është i ndezur, metoda e lidhjes automatike do të shfaqet në ekran.

Hapi 2. Lidheni pajisjen tuaj celulare me të njëjtin Wi-Fi me të cilin është lidhur televizori juaj.

Hapi 3. Shkarkoni aplikacionin Samsung SmartThings në pajisjen tuaj celulare

Hapi 4. Hapni aplikacionin SmartThings në celularin tuaj dhe klikoni ikonën Add (+).

Hapi 5. Klikoni Device, që është zgjedhja e parë në ekran.

Lidhja me Wi-Fi 2.

Hapi 6. Klikoni AV dhe zgjidhni markën e Kolonës tuaj Zanore tuaj midis Samsung dhe Samsung Harman Kardon. Pastaj klikoni Soundbar.

Hapi 7. Klikoni Start dhe zgjidhni vendndodhjen dhe dhomën. Më pas, pajisja juaj celulare do të kërkojë për Kolonën Zanore dhe do të lidhet.

Lidhja me Wi-Fi 3.

Hapi 8. Në televizor, navigoni tek Settings.

Hapi 9. Zgjidhni Sound dhe pastaj zgjidhni Sound Output.

Hapi 10. Zgjidhni WI-FI.

Shënim:

  • Pamjet e ekranit dhe menyja e pajisjes janë vetëm një shembull në anglisht. Ato janë gjithashtu të disponueshme në gjuhën e vendit tuaj.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window