Si përftohet konfigurimi më i mirë për lojërat UHD në televizionin tuaj
Video lojërat po bëhen gjithnjë e më realiste. Ato ofrojnë skena të lojës me cilësi të lartë që ju bëjnë të ndiheni sikur jeni vërtet në mes të lojës. Për përvojën më të mirë të lojës, duhet të rregulloni disa konfigurime. Mësoni se si t'i konfiguroni të gjitha në vijim.
Aktivizoni Input Signal Plus
Televizori juaj Samsung tashmë ka cilësi të mirë të figurës, por Input Signal Plus e bën atë edhe më të mirë. Zgjeron gamën e sinjalit të hyrjes për lidhjet HDMI. Ju do të jeni në gjendje t'i shihni grafikët shumë më qartë, në mënyrë që të ndiheni sikur jeni vërtet në lojë.
Hapi 1. Navigoni tek Settings në televizorin tuaj.
Hapi 2. Zgjidhni General dhe pastaj zgjidhni External Device Manager.
Hapi 3. Zgjidhni Input Signal Plus.
Hapi 4. Zgjidhni portën HDMI me të cilën do tl lidhet Xbox-i juaj.
Shënim: Ky konfigurim quhet HDMI UHD Colour në modelet e vitit 2018 dhe më të vjetër.
Ndizni Modalitein e Lojërave
Modaliteti i lojërave redukton vonesën e hyrjes, gjë që përmirëson ndjeshëm reagimin kur luani lojëra. Në ekranin bazë të televizorit tuaj Samsung, mund ta aktivizoni dhe çaktivizoni lehtësisht modalitetin e lojës.
Ju mund të shkoni tek Modaliteti i Lojërave duke naviguar tek Settings -> General -> External Device Manager -> Game Mode Settings.
Në konfigurimet e Game Motion Plus, do të gjeni edhe më shumë cilësime për të personalizuar më tej përvojën tuaj të lojës. (Reduktimi i turbullimit/Reduktimi i dridhjeve/Lëvizja e qartë LED)
Përshtatni konfigurimin e Figurës
Njerëzit kanë shikim të ndryshëm, ndjeshmëri të ndryshme ndaj ngjyrave dhe ndjeshmëri të ndryshëm ndaj dritës. Sytë tuaj do t'ju tregojnë se çfarë duket më mirë. Sigurohuni që të rregulloni konfigurimet e disponueshme të figurës.
Në menynë e figurës tek konfigurimet, ju mund të ndryshoni gjithashtu modalitetin e figurës, cilësimet e madhësisë së figurës dhe Cilësimet e ekspertizës, të cilat përfshijnë konfigurime të tilla si Ndriçimi, Kontrasti, mprehtësia dhe Sfondi.
Shënim: Pamjet e ekranit dhe menyja e pajisjes janë vetëm një shembull në anglisht. Ato janë gjithashtu të disponueshme në gjuhën e vendit tuaj.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window