Galaxy Tab A7 Lite - WiFi
key features
-
Ekran përfshirës
-
Dizajn elegant
-
Karikim i shpejtë 15W
Galaxy Tab A7 Lite
* Produktet mund të ndryshojnë nga imazhet.
Luani ku të dëshironi
Ekrani 8.7"│Pesha 366g│Mbulesa metalike
Kënaquni me filma dhe lojëra në një ekran të gjerë 8,7 inç. Skajet e kornizës shumë të holla japin një raport më të madh të ekranit ndaj trupit pa rritur madhësinë e tabletës. Faktori i formës kompakte e komode ndihmon që duart tuaja të mos lodhen, edhe kur keni luajtur me orë të tëra.
*Imazhet të simuluara për qëllime ilustruese. ** Matur diagonalisht si drejtkëndësh i plotë pa llogaritur këndet e rrumbullakosura. Zona reale e shikueshme është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakosura.
Dizajnuar për të shkuar atje ku dëshironi
Mos sakrifikoni stilin për komoditetin. Galaxy Tab A7 Lite jua ofron të dyja në një trup të hollë. Me një hollësi prej 8,0 mm dhe peshë prej 366 g, kjo tabletë shumë portabël futet lehtësisht në çantën tuaj dhe nuk ju ngadalëson me peshën e saj. Zgjidhni midis një pamjeje të hijshme Gri ose Argjendi.
*Ngjyra mund të ndryshojë në varësi të vendit ose operatorit. ** Trashësia dhe pesha ndryshojnë nga konfigurimi dhe procesi i prodhimit.
Gjeste të thjeshta për përdorim me një dorë
Navigoni me lehtësi në tabletën tuaj me një dorë. Një menu e bazuar në gjeste ju lejon të bëni gjëra të tilla si kthimi prapa, shikimi i aplikacioneve tuaja të fundit, si dhe kthimi te menynë kryesore, të gjitha me lëvizjen e gishtit tuaj të madh. Me dhjetëra funksione, Galaxy Tab A7 Lite ofron lehtësinë në majat e gishtave tuaj.
* Veçoria mund të shkarkohet përmes Galaxy Store. ** Të gjitha veçoritë, funksionalitetet, përmbajtjet, ndërfaqet dhe përfitimet e përshkruara këtu mund të ndryshojnë pa paralajmërim dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojë në varësi të vendit/rajonit, modelit të pajisjes dhe versionit të sistemit operativ.
Një kamerë për të kapur momentet tuaja live
Kamera e Galaxy Tab A7 Lite është gati të regjistrojë dhe të ndajë momentin tuaj. Qoftë kur kërkoni të regjistroni portrete të mahnitshme ose pamje mbresëlënëse, kjo pajisje ju del në pah. Me kamerën kryesore 8 MP, kujtimet tuaja qëndrojnë të gjalla, të ndritshme dhe të qarta.
*Imazhet të simuluara për qëllime ilustruese.
Kinemaja më e afërt ndodhet aty ku jeni ju
Kornizë më e hollë do të thotë më shumë hapësirë për një ekran më të madh 8,7 inç në një tabletë kompakte dhe praktike.
*Imazhet të simuluara për qëllime ilustruese ** Matur diagonalisht si drejtkëndësh i plotë pa llogaritur këndet e rrumbullakosura. Zona reale e shikueshme është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakosura.
Ruani më shumë nga gjërat që ju pëlqejnë
Ruajtje 3+32GB/4+64GB│Karta Micro SD 1TB
Galaxy Tab A7 Lite vjen me memorie 32 GB/64 GB të integruar për të gjitha videot, fotografitë dhe skedarët tuaj me rezolucion të lartë. Më pas mund ta zgjeroni me një kartë microSD për të pasur edhe më shumë memorie — deri në 1 TB. Ruani më shumë nga gjërat që ju pëlqejnë dhe fshini më pak.
* Memoria dhe opsionet e saj mund të ndryshojnë në varësi të vendit ose rajonit **Karta Micro SD shitet veç. Deri në 1 TB. Memoria e jashtme mund të përdoret për të ruajtur media (fotografi, video, skedarë muzikorë), por jo aplikacione. Disponueshmëria mund të ndryshojë në varësi të vendit dhe prodhuesit.
Jetëgjatësia e baterisë që dallohet nga të tjerat
Galaxy Tab A7 Lite mbart më shumë energji nga sa mund të prisni për një pajisje kaq të hijshme. Bateria 5 100 mAh* ju jep lirinë për të harruar karikuesin për periudha të gjata kohore kur udhëtoni diku ose kur keni shumë për të parë.
*Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë ndër mostrat e baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 4980 mAh. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
*Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë ndër mostrat e baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 4980 mAh. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
Pajisjet Galaxy gjithmonë të lidhura
Lehtësoni jetën me një lidhje të përsosur midis pajisjeve tuaja Samsung Galaxy. Hyni në llogarinë Samsung dhe lidhni Galaxy Tab A7 Lite me telefonin. Më pas mund të bëni telefonata dhe të dërgoni mesazhe nga tableta juaj, si dhe të lidheni me Hotspot të të dhënave tuaja celulare, pa marrë në duar telefonin.
*Veçoria e telefonatës dhe dërgimit të mesazheve në pajisje të tjera mbështetet mes pajisjeve Samsung që funksionojnë me Android P dhe me 3GB RAM e lart. Data e prezantimit të funksionit të shërbimit mund të ndryshojë sipas rajonit, operatorit dhe pajisjes.**Veçoria e telefonatës dhe dërgimit të mesazheve në pajisje të tjera kërkon që të dyja pajisjet të jenë të lidhura me të njëjtën llogari Samsung dhe të lidhen fillimisht te cilësimet për t'u lidhur automatikisht. ***Veçoria e hotspotit automatik është e disponueshme vetëm mes smartfonëve dhe tabletave Samsung që funksionojnë me Android 10 e lart. ****Auto Hotspot kërkon që të dyja pajisjet të jenë të lidhura me të njëjtën llogari Samsung. *****Disponueshmëria e hotspotit mund të ndryshojë në varësi të politikës së operatorit.Një shesh lojërash dixhital për mësim dhe argëtim
Samsung Kids ju lejon të krijoni një mjedis të sigurt eksplorimi për fëmijët tuaj. Thjesht prekni Samsung Kids në panelin e shpejtë (Quick) dhe shijoni aplikacione origjinale me personazhe që jetojnë brenda botës së tyre virtuale. Kontrolli prindëror (Parental Control) ju lejon të monitoroni përdorimin dhe kohën e lojës, në mënyrë që të mund të jepni tabletën pa u shqetësuar.
Siguria në çdo nivel mbron atë që është e juaja
Samsung Knox ofron siguri të shkallës së mbrojtjes. Të dhënat tuaja private mbrohen nga shumica e softuerëve keqdashës dhe sulmet keqdashëse përmes platformës së sigurisë Knox me shumë shtresa dhe të mbështetur nga hardueri.
*Imazhet të simuluara për qëllime ilustruese.
Specifikimet
-
Procesori 2.3GHz, 1.8GHz
-
Ekrani 8.7" (220.5mm)
-
Kamera kryesore - Rezolucioni 8.0 MP
-
Pesha (g) 366
Suporti
Gjeni përgjigje për pyetjen që keni në lidhje me produktin
Pyetjet e shpeshta
- Zhbllokoni Samsung Galaxy-n tuaj me një metodë të mëparshme të bllokimit të ekranit
- Si të luash tinguj në të dy altoparlantët dhe të zgjidhësh problemet me heqjen e zërit
- Emrat e thjeshtë të aplikacioneve në Galaxy One UI 6
- Rreth Panelit anësor të përditësuar dhe qasjes në veçorinë Përzgjedhja inteligjente
- Si të përditësoni telefonin ose tabletin tuaj Samsung Galaxy
{{family.currentModel.displayName}}
{{family.currentModel.modelCode}}
Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price before: {{model.prices.priceDisplay}}
-
{{summary.title}}
-
{{summary.title}}
Krahasoni modelet
Krahasoni me sende të ngjashme