Galaxy Tab S9 FE (Wi-Fi)
SM-X510NZAAEUC
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Pikat kryesore
Veçoritë
* Imazh i simuluar.**Disponueshmëria e ngjyrave dhe modelit mund të ndryshojë në varësi të vendit, rajonit ose operatorit celular.
Qarkojeni, gjejeni. Ashtu siç është!
Përjetoni "Circle to Search" with Google dhe kërkoni si kurrë më parë. Thjesht rrethoni një objekt për të marrë rezultatet e Kërkimit në Google. Është një mënyrë e re vizuale për të gjetur atë që po kërkoni. Kërko si kurrë më parë me Circle to Search with Google.
*Sekuenca të shkurtuara dhe të simuluara. Rezultatet vetëm për qëllime ilustruese. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjeve vizuale. Kërkon lidhje interneti. Përdoruesit mund të kenë nevojë të përditësojnë Android në versionin më të fundit. Funksionaliteti i produktit mund të varet nga cilësimet e aplikacionit dhe pajisjes suaj. Disa funksione mund të mos jenë të përputhshme me disa aplikacione. Disponueshmëria e shërbimit ndryshon sipas vendit dhe gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
Dizajn me shumë ngjyra që ju bën të shkëlqeni
Hyni në një botë plot me mundësi argëtuese kreative dhe që ju dhuron argëtim me Galaxy Tab S9 FE dhe Tab S9 FE+. Shikoni, krijoni dhe ndani atë që pëlqeni në detaje të gjalla përmes ekranit të shndritshëm dhe gjithpërfshirës. Të dyja modelet vijnë në ngjyrën gri, mente, argjendi ose vjollcë e hapur për t‘u përshtatur me stilin tuaj unik.
*Disponueshmëria e ngjyrave dhe modelit mund të ndryshojë në varësi të vendit, rajonit ose operatorit celular.
Fuqizoni marrjen e shënimeve me S Pen
Shkruani, skiconi dhe vizatoni në aplikacionin tuaj të preferuar të marrjes së shënimeve me S Pen të ridizajnuar dhe rezistent ndaj ujit dhe pluhurave i cili vjen bashkë me produktin. Tani në katër ngjyra trendi, S Pen ngjitet në mënyrë magnetike në pjesën e pasme të pajisjes dhe përshtatet me stilin e saj. Galaxy Tab S9 FE dhe Tab S9 FE+ mbështesin edhe S Pen Creator Edition për të zbuluar potencialin tuaj të plotë krijues.
*S Pen që vjen bashkë me produktin për Galaxy Tab S9 FE dhe Tab S9 FE+ është rezistent ndaj ujit dhe pluhurave me një vlerësim IP68. Bazuar në kushtet laboratorike të testimit për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Nuk këshillohet për përdorim në plazh ose në pishinë. Rezistenca e S Pen ndaj ujit dhe pluhurave nuk është e përhershme dhe mund të zvogëlohet me kalimin e kohës për shkak të konsumit dhe vjetërsisë normale.**Vlerësimi i rezistencës ndaj pluhurave është testuar sipas kushteve laboratorike nga një palë e tretë: 2 kg pudër talk (diametri maksimal prej 0,05 mm) për metër kub u hodhën në dhomën e testit që kishte pajisjen brenda (presioni i ajrit brenda pajisjes u mbajt nën ajrin rrethues) për 2 orë. Me vlerësim IP6X. Rezistenca ndaj pluhurave mund të ndryshojë në varësi të kushteve aktuale të përdorimit.***Largoni çdo lagështirë të tepërt nga S Pen me një copë ose peshqir të thatë përpara se ta përdorni apo ta vendosni në tablet.****S Pen Creator Edition shitet veç.
Nuanca të gjalla. Pamje mahnitëse.
Çdo gjë në ekran duket si në jetën reale me ekranin prej 12,4 inç ose 10,9 inç me rezolucion të lartë. Detajet janë të gjalla dhe të qarta me një gamë të gjerë ngjyrash vibrante falë spektrit të ngjyrave DCI-P3 dhe ndriçimit të përmirësuar dhe në këtë mënyrë mund të shijoni gjithmonë një përvojë spektakolare shikimi.
*Matur diagonalisht, madhësia e ekranit të Galaxy Tab S9 FE është 10,9" si drejtkëndësh i plotë dhe 10,8" duke marrë parasysh këndet e rrumbullakëta. Madhësia e ekranit të Galaxy Tab S9 FE+ është 12,4" si drejtkëndësh i plotë dhe 12,4" duke marrë parasysh këndet e rrumbullakëta. Zona reale e shikimit është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakëta dhe folesë së kamerës.
E gjithë media juaj shfaqet super shpejt
Zhyteni veten në figurën e qartë falë shpejtësisë së rifreskimit të ekranit deri në 90 Hz, e cila mund të përshtatet. Pavarësisht nëse jeni duke parë në mënyrë të njëpasnjëshme seritë tuaja të preferuara, duke lëvizur në furnizimet e rrjeteve sociale apo duke modifikuar videon tuaj të fundit, ekrani përshtatet për ta bërë çdo lëvizje të duket e rrjedhshme dhe reale.
Pamje të gjera dhe të ndritshme madje dhe në ambientet e jashtme me Vision Booster
Vision Booster ju lejon të shihni në mënyrë të qartë ekranin e madh të Tab në hapësira me shumë dritë, falë një algoritmi inteligjent për ambientet e jashtme që zbulon ndriçimin e diellit dhe ndryshon dritën e ekranit në mënyrë që të përshtatet. Lëvizni me lehtësi mes studios dhe verandës falë përmirësimeve të kontrastit dhe ngjyrave për t'i mbajtur pamjet të gjallëruara.
*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja aktuale e përdoruesit mund të ndryshojë.**Galaxy Tab S9 FE dhe Tab S9 E+ kanë një ndriçim maksimal prej 600 nit dhe në ambientet e jashtme ndriçim prej 720 nit në modalitetin e ndriçimit të lartë.
Kujdes për sytë për ju dhe për të dashurit tuaj
Shihni përmbajtje, krijoni dhe luani për aq kohë sa të dëshironi, duke e ditur që sytë tuaj janë të mbrojtur mirë. Ekrani në Galaxy Tab S9 FE dhe Tab S9 FE+ është i pajisur me emetimin e reduktuar të dritës blu për të ruajtur shikimin tuaj, duke ofruar një përvojë komode shikimi teksa qëndroni në zonën tuaj të argëtimit.
*Ekrani i përdorur në Galaxy Tab S9 FE dhe Tab S9 FE+ ka marrë certifikimin “Me dritë të ulët blu” nga SGS, bazuar në aftësinë e tij për të reduktuar një pjesë të emetimit të dritës blu nga ekrani. Më shumë informacion në lidhje me këtë certifikim mund të gjendet në www.sgs.com/performance.**Certifikimi “Me dritë të ulët” është nën 9,9% (testi nga SGS).
Qëndroni krijues në lëvizje me një bateri që zgjat
Le të rrjedhë krijimtaria juaj me baterinë që zgjat. Ka mjaftueshëm energji për të gjithë ditën madje edhe energji shtesë gjithashtu në rast se telefonit i duhet një shtytje. Vendosni në prizë smartfonin tuaj Samsung Galaxy me një kabllo USB-C dhe funksioni i karikimit të shpejtë do të kujdeset për pjesën e mbetur.
*Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (tipik) është 8000 mAh për Galaxy Tab S9 FE dhe 10 090 mAh për Galaxy Tab S9 FE+. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.**Karikimi i shpejtë prej 15 W mbështetet kur ekrani i Galaxy Tab S9 FE dhe Tab S9 FE+ është i fikur dhe niveli i baterisë është të paktën 30%. Karikimi i shpejtë prej 15 W nga Galaxy Tab S9 FE dhe Tab S9 FE+ është i kufizuar për seritë Galaxy Z Flip4, Galaxy Z Fold4, Galaxy S23, Galaxy S22, Galaxy A53, Galaxy A33 dhe Galaxy Tab S8, duke përdorur një kabllo të tipit C.****Shpejtësia e karikimit mund të ndryshojë në varësi të kushteve të karikimit dhe faktorëve të tjerë.
Përmirësoni krijimtarinë tuaj, të optimizuar për ekranin e madh
Lejoni imagjinatën tuaj të shfrenohet me aplikacione të marrjes së shënimeve të nivelit profesional, si Samsung Notes dhe Goodnotes, të optimizuara për të ofruar një përvojë pa probleme me S Pen dhe ndjesinë e shkrimit si në një letër të vërtetë. Skiconi në pamje vertikale dhe modifikoni në pamje horizontale, ose anasjelltas.
*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja aktuale e përdoruesit mund të ndryshojë.**Aplikacioni Goodnotes kërkon shkarkim veçmas nga Galaxy Store dhe vjen me një version të plotë që është falas për 1 vit. Pasi të përfundojë periudha e versionit të plotë falas, për përdorim të vazhdueshëm kërkohet një blerje shtesë. Disponueshmëria e aplikacionit dhe kushtet e shërbimit mund të ndryshojnë sipas vendit dhe rajonit.***Kërkohet anëtarësim në Clip Studio Paint. Ngarkimi paraprak mbështetet në tregje të caktuara. Aplikacioni Clip Studio Paint mund të shkarkohet nga Galaxy Store dhe vjen me 6 muaj provë falas për përdoruesit që e përdorin për herë të parë. Pasi të përfundojë periudha e provës falas, për përdorim të vazhdueshëm kërkohet një abonim i paguar në plan mujor ose vjetor përdorimi. Kushtet e shërbimit mund të ndryshojnë sipas vendit dhe rajonit.
Tableti i parë Galaxy S FE rezistent ndaj ujit dhe pluhurave
Çfarëdo të sjellë dita, Tab dhe S Pen qëndrojnë të fortë dhe rezistentë. Dizajni i lëmuar i tabletit është i veshur me një kornizë të fortë e gjitha prej metali dhe vlerësimi IP68 do të thotë që është tableti i parë Galaxy S FE me S Pen rezistent ndaj ujit dhe pluhurave.
*Galaxy Tab S9 FE, Tab S9 FE+ dhe S Pen që vjen bashkë me pajisjen kanë një vlerësim IP68. Bazuar në kushtet laboratorike të testimit për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Nuk këshillohet për përdorim në plazh ose në pishinë. Rezistenca e pajisjes ndaj ujit dhe pluhurave nuk është e përhershme dhe mund të zvogëlohet me kalimin e kohës për shkak të konsumit dhe vjetërsisë normale.**Vlerësimi i rezistencës ndaj pluhurave është testuar sipas kushteve laboratorike nga një palë e tretë: 2 kg pudër talk (diametri maksimal prej 0,05 mm) për metër kub u hodhën në dhomën e testit që kishte pajisjen brenda (presioni i ajrit brenda pajisjes u mbajt nën ajrin rrethues) për 2 orë. Me vlerësim IP6X. Rezistenca ndaj pluhurave mund të ndryshojë sipas kushteve aktuale të përdorimit.
Shpejtoni produktivitetin, çojeni memorien në nivelin tjetër
Pajisur me një çip Exynos 1380 me performancë të lartë, Galaxy Tab S9 FE dhe Tab S9 FE+ mban kryerjen e disa detyrave njëherazi, transmetimin dhe lojërat tuaja të pandërprera dhe të shpejta. Zgjidhni deri në 256 GB memorie të brendshme dhe më pas vendosni microSD për të shtuar më shumë memorie në rast se ju duhet më shumë hapësirë për videot, kompozimet, fotografitë në rezolucion të lartë dhe më shumë.
*Karta MicroSD shitet veç.**Disponueshmëria e opsionit të memories 256 GB mund të ndryshojë sipas vendit, rajonit ose operatorit celular dhe disponueshmëria reale e memories mund të ndryshojë sipas softuerit të instaluar paraprakisht.
Dyfishoni lidhjen me një kartë shtesë eSIM
Qëndroni të lidhur në lëvizje dhe ndryshoni rrjetet lehtësisht me veçorinë Dual SIM në Galaxy Tab S9 FE dhe Tab S9 FE+. Aktivizoni kartën eSIM dhe konfigurojeni si kartë kryesore me vetëm disa prekje. Kur ndryshoni pajisjet, kontaktet e kartës eSIM zhvendosen gjithashtu, kështu që asnjë kontakt i rëndësishëm nuk do t‘ju humbasë.
*Funksionet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas vendit, rajonit ose operatorit celular.
Tableti futet në rrethin e familjes
Krijoni dhe shtoni ID-të e llogarisë Samsung në tabletin tuaj dhe mundësojini anëtarëve të tjerë të familjes të ndajnë përvojën. Kur krijoni një llogari për fëmijën tuaj, mund të konfiguroni kontrollet prindërore të tilla si, menaxhimi i aplikacioneve dhe shërbimeve që fëmija akseson, si edhe aktivizimi i gjurmimit të vendndodhjes në mënyrë që të jeni të qetë.
*Kontrollet prindërore mund të konfigurohen dhe të menaxhohen te Cilësimet > Llogaria Samsung > Familja > Llogaria e fëmijës > Kontrollet prindërore.**Veçoria ofrohet në Republikën e Koresë dhe në SHBA. Mbështetet në pajisje që ekzekutojnë One UI 6.0 e lart.**Imazh i simuluar për qëllime ilustruese. Ndërfaqja aktuale e përdoruesit mund të ndryshojë.Merrni një përvojë si në kompjuter me një lëvizje të vetme
Lidhni tastierën Book Cover për të reduktuar me lehtësi listat tuaja të gjërave për të bërë. E pajisur me tastet e funksionit dhe një fushë prekjeje, ajo mbështet modalitetin DeX për një përvojë pa ndërprerje si në kompjuter. Caktoni shkurtore aplikacionesh sipas përshtatshmërisë suaj dhe lidhuni me valë me pajisje të tjera Samsung Galaxy për të shkruar në çdo ekran.
* Imazh i simuluar.**Disponueshmëria e ngjyrave dhe modelit mund të ndryshojë në varësi të vendit, rajonit ose operatorit celular.***Tastiera Book Cover shitet veç. Produkti disponohet për Galaxy Tab S9 FE dhe Tab S9 FE+. Dizajni i produktit mund të ndryshojë sipas modelit.***Disa aplikacione mund të mos e mbështesin modalitetin me shumë dritare.*****Google Meet disponohet për shkarkim në Google Play. Google Meet është markë tregtare e Google LLC.******Veçoritë dhe struktura e tastierës mund të ndryshojnë në varësi të modelit ose llojit të gjuhës.*******Ndarja me valë e tastierës mbështetet në pajisjet Samsung Galaxy Tab që ekzekutojnë One UI 2.5 e lart, të lidhura me tastierën Book Cover përmes POGO. Nuk disponohet në modelet e zgjedhura të smartfonëve.********Deri në 3 pajisje mund të regjistrohen për veçorinë “Ndarja me valë e tastierës”. Për të aktivizuar “Ndarja me valë e tastierës”, të dyja pajisjet duhet të jenë identifikuara në të njëjtën llogari Samsung. Performanca mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit të përdoruesit.*********Veçoria “Ndarja me valë e tastierës” mund të aktivizohet/çaktivizohet te Cilësimet > Menaxhimi i përgjithshëm > Tastiera fizike > Ndaj tastierën.
Zbuloni serinë Galaxy Tab S9, Tab S9 FE dhe Tab S9 FE+
Specifikimet
-
Procesori
2.4GHz, 2GHz
-
Ekrani
10.9" (277.0mm)
-
Kamera kryesore - Rezolucioni
8.0 MP
-
Pesha (g)
523
-
Shpejtësia e CPU
2.4GHz, 2GHz
-
Lloji i CPU
Octa-Core
-
Madhësia (Ekrani kryesor)
10.9" (277.0mm)
-
Rezolucioni (Ekrani kryesor)
2304 x 1440 (WUXGA+)
-
Teknologjia (Ekrani kryesor)
TFT
-
Thellësia e ngjyrave (Ekrani kryesor)
16M
-
Po
-
Kamera kryesore - Rezolucioni
8.0 MP
-
Kamera kryesore - Fokusimi automatik
Po
-
Kamera e përparme - Rezolucioni
12.0 MP
-
Kamera kryesore - Blici
Jo
-
Rezolucioni i regjistrimit të videos
UHD 4K (3840 x 2160)@30fps
-
Memoria_(GB)
6
-
Magazina (GB)
128
-
Magazina e disponueshme (GB)
99.9
-
Mbështetje për magazinën e jashtme
MicroSD (deri në 1TB)
-
Versioni USB
USB 2.0
-
Teknologjia e vendndodhjes
GPS, Glonass, Beidou, Galileo, QZSS
-
Fisha e kufjeve
USB lloji-C
-
MHL
Jo
-
Wi-Fi
802.11 a/b/g/n/ac/ax 2.4G+5GHz, HE80, MIMO, 1024-QAM
-
Wi-Fi Direkt
Po
-
Versioni Bluetooth
Bluetooth v5.3
-
NFC
Jo
-
Profilet Bluetooth
A2DP, AVRCP, DI, HID, HOGP, OPP, PAN
-
PC Sync.
Smart Switch (version për PC)
-
Android
-
Lloji i formës
Tablet
-
Matës shpejtësie, Sensor i gjurmës së gishtit, Sensor xhiroskopi, Sensor gjeomagnetik, Sensori i Hall, Sensor drite
-
Përmasat (LxGjxTh, mm)
165.8 x 254.3 x 6.5
-
Pesha (g)
523
-
Koha e përdorimit të internetit (Wi-Fi) (Orë)
Deri në 16
-
Koha e luajtjes së videos (orë, Wireless)
Deri në 18
-
Kapaciteti i baterisë (mAh, tipik)
8000
-
E çmontueshme
Jo
-
Koha e luajtjes së audios (orë, Wireless)
Deri në 113
-
Formati i luajtjes së videos
MP4, M4V, 3GP, 3G2, AVI, FLV, MKV, WEBM
-
Rezolucioni i luajtjes së videos
UHD 4K (3840 x 2160)@30fps
-
Formati i luajtjes së audios
MP3, M4A, 3GA, AAC, OGG, OGA, WAV, AMR, AWB, FLAC, MID, MIDI, XMF, MXMF, IMY, RTTTL, RTX, OTA
-
Mbështetja e Gear
Galaxy Buds2 Pro, Galaxy Buds Pro, Galaxy Buds Live, Galaxy Buds+, Galaxy Buds2, Galaxy Buds
-
Mobile TV
Jo
Shikuar së fundmi