Galaxy Tab S8 Ultra (Wi-Fi)

Galaxy Tab S8 Ultra (Wi-Fi)

SM-X900NZAAEUC

  • Samsung Galaxy Tab S më i madh me përmasa galaktike.
  • Shiko më shumë. Kamera e përparme e dyfishtë (Ultra e gjerë + E gjerë), e para në një tablet
  • Hapi më i madh në reagimin e S Pen me vonesë jashtëzakonisht të ulët

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Ngjyra :

Zgjidhni magazinën tuaj

Një pamje nga afër e serisë Galaxy Tab S8 me një planet në hapësirë në ekran për të theksuar ekranin ultra të gjerë. S Pen po prek ekranin ultra të gjerë për të treguar që është i përfshirë me serinë Galaxy Tab S8. Më pas, planeti në hapësirë zmadhohet në mënyrë dramatike.

Samsung Galaxy Tab S më i madh

Fuqi revolucionare

S Pen krejt i ri

Hapësirë për mundësi pa kufij

Një pamje nga afër e Galaxy Tab S8 Ultra, Galaxy Tab S8+, dhe Galaxy Tab S8, me sfond shumëngjyrësh në secilin ekran.

Galaxy
Tab S8 Ultra

14,6"

Galaxy
Tab S8+

12,4"

Galaxy
Tab S8

11"

I disponueshëm në tre modele të ndryshme tabletësh në mënyrë që të gjesh atë që të përshtatet më së miri

Dizajni

Eksploroji të tre

Galaxy Tab S8 Ultra

Standardi i ri
epik për tabletët

Galaxy Tab S8 Ultra në finiturë në ngjyrë gri të errët që shihet nga pjesa e pasme dhe pak nga pjesa anësore për të treguar dizajnin e hollë.

Më shumë se vetëm hapësirë. Samsung Galaxy Tab S më i madh është dizajnuar që të mund të krijosh si profesionist. Filmo me kamerën tonë të parë ultra të gjerë në një tablet dhe modifiko në ekranin më të madh në Samsung Galaxy Tab S. Merri të gjitha në finiturë në ngjyrë gri të errët që shkon me çdo gjë.3

  • 14,6"
    Super AMOLED
    Ekran 1
  • 5G
    HyperFast
  • 4 nm
    Procesor
  • 11,200 mAh
    Bateri (tipike) 2
  • 12 MP
    Kamerë e përparme e dyfishtë
    (Ultra Wide+Wide)
  • Skaner i gjurmës së
    gishtit në ekran

Cili Samsung
Galaxy Tab S8 është i duhuri
për ty?

Galaxy
Tab S8 Ultra

Galaxy
Tab S8+

Galaxy
Tab S8

Vështrim i shpejtë
Galaxy Tab S8 Ultra
Galaxy Tab S8 Plus
Galaxy Tab S8
14,6"
Super AMOLED
Ekran 1
12,4"
Super AMOLED
Ekran 1
11"
LTPS LCD
Ekran 1
5G
HyperFast
5G
HyperFast
5G
HyperFast
11,200 mAh
Bateri (tipike) 2
10,090 mAh
Bateri (tipike) 2
8,000 mAh
Bateri (tipike) 2
4 nm
Procesor
4 nm
Procesor
4 nm
Procesor
12 MP
Kamerë e përparme e dyfishtë
(Ultra Wide+Wide)
12 MP
Kamerë e përparme
Ultra Wide
12 MP
Kamerë e përparme
Ultra Wide
Skaner i gjurmës
së gishtit
në ekran
Skaner i gjurmës
së gishtit
në ekran
Sensori i gjurmës së
gishtit në
butonin e energjisë

S Pen

S Pen vendoset menjëherë në vend për t'u karikuar

S Pen del nga pjesa e pasme e serisë Galaxy Tab S8 dhe vendoset përsëri në vend në mënyrë magnetike. Më pas tregohet një pamje nga afër e majës së hollë të lapsit.

Pavarësisht se cilën madhësi tableti zgjedh, S Pen krejt i ri është i përfshirë dhe bashkohet në mënyrë magnetike në pjesën e pasme të serisë Galaxy Tab S8 për t'u karikuar.

Shkruaj, skico, shkarravit ose vizato të gjitha idetë e tua më të çmendura me S Pen me vonesë ultra të ulët. Me mijëra vegla në një, S Pen i ri të ofron nivele mbresëlënëse kontrolli.

Rezistenca

Është rezistent, kështu që kreativiteti bëhet i lehtë

Korniza me mburojë alumini mbron nga të gjitha llojet e goditjeve dhe rënieve. 4 Është Samsung Galaxy Tab S më i hollë, më i madh dhe më i fortë deri më tani, i cili balancon rezistencën mbresëlënëse me një dizajn tepër të lehtë dhe të hollë.

Korniza e mburojës së aluminit e mbështjellë në serinë Galaxy Tab S8 në ngjyrë të argjendtë, rozë të artë dhe gri të errët. Të gjitha rrëshqasin krah për krah për të treguar rezistencë në dizajnin e hollë.

Hapësirë për të krijuar

Një grua me një diademë të vizatuar në kokën e saj me S Pen. Ka shkarravina të shkruara në mënyrë lozonjare mbi kokën e saj dhe këndin e poshtëm djathtas.

Samsung Notes

Gati për çdo gjë që ja vlen të mbahet shënim

Samsung Notes është mënyra më e shpejtë për të shkruar në çast të gjitha idetë e tua të shkëlqyera miliona dollarëshe. Ai mund t'i bëjë të gjitha: ditarë, skica, vizatime — mund të kthejë shkrimin e dorës në tekst në mënyrë që të mos e humbasësh fillin.
Një dizajn këpuce me "materiale", "kadife", "lëkurë" dhe "përlhurë" të shkruara në krye majtas me S Pen në Samsung Notes.
Samsung Notes është mënyra më e shpejtë për të shkruar në çast të gjitha idetë e tua të shkëlqyera miliona dollarëshe. Ai mund t'i bëjë të gjitha: ditarë, skica, vizatime — mund të kthejë shkrimin e dorës në tekst në mënyrë që të mos e humbasësh fillin.

Clip Studio

Clip Studio Paint shpalos anën tënde artistike

Vizatim i një gruaje dhe një qeni brenda një anijeje kozmike në Clip Studio Paint. S Pen zgjedh ngjyrat në Galaxy S22 Ultra duke e përdorur atë si paletë.

Të pëlqen të vizatosh apo të pikturosh? Clip Studio Paint5 është krijuar posaçërisht për njerëz si ty. Me një efekt natyral peneli, mund t'i japësh jetë krijimeve të tua më imagjinare.

Seria Galaxy Tab S8 dhe seria Galaxy S226 është krijuar posaçërisht për njerëz si ty. Me një efekt natyral peneli, mund t'i japësh jetë krijimeve të tua më imagjinare.

Logoja e Clip Studio Paint

CLIP STUDIO PAINT EX

Merr 6 muaj falas

Më mirë së bashku

Galaxy S22 Ultra

Modifikimi i videove

S Pen të kthen në një
modifikues të përpiktë

Një seri fotografish të tre miqve që marrin pozë përpara kamerës. S Pen shfaqet për të vizatuar një vijë me ngjyrë të bardhë ndërmjet fotografive për të krijuar një kornizë.

Je gati për të krijuar kryeveprën tënde perfekte për t'u vendosur në kornizë? S Pen dhe LumaFusion janë këtu për të të ndihmuar. 7 Modifikoji videot më shpejt dhe me më shumë saktësi falë rritjes më të madhe të shpejtësisë së reagimit të S Pen. 8 LumaFusion ofron një sërë veglash modifikuese për të përftuar modikimin kinematografik që dëshiron.
*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese.
UI reale mund të jetë e ndryshme.

Quick Share

Ndaji idetë e tua
krijuese nëpër
Galaxy në çast

Disa fotografi të tre miqve shfaqen në një dritare kërcyese të Quick Share,  të hapur në fund të ekranit të serisë Galaxy Tab S8. Ikona e Quick Share gjendet në këndin e poshtëm djathtas. Një smartfon Samsung Galaxy ndodhet në të majtë me një klip të hapur ku shfaqen disa miq, që tregon se klipi u dërgua nga seria Galaxy Tab S8 në smartfonin Samsung Galaxy .
Me Quick Share, mund t'i zhvendosësh kryeveprat e tua me një trokitje. 9 Transfero me lehtësi skedarë të mëdhenj fotografish dhe videosh në telefonin ose kompjuterin tënd.

Hapësirë për të qëndruar në kontakt Hapësirë për të qëndruar në kontakt

Tre miq po telefonojnë njëri-tjetrin me video — një mik në ekran dhe dy miq të tjerë në ekranin tjetër. Ka një buton "Mbyll telefonatën" në pjesën e poshtme të ekranit. Çdo ekran shfaq një ekran të vogël të personit tjetër ndërsa flet.

Regjistrimi i videove 4K

Ji qendra e vëmendjes, kudo që ndodhesh

Kamera e përparme e dyfishtë (Ultra Wide+Wide) krenohet me një fushë shikimi mbresëlënëse që mundëson një regjistrim optimal të videove 4K.

Auto
Framing

Kamera fokusohet te kërcimtari duke përdorur Auto Framing gjatë filmimit të një videoje me kërcim. Kornizat e verdha tregojnë se fokusi është te kërcimtarja, edhe pse ajo po lëviz.

Auto Framing i jep folësit fokusin që ai meriton. Në mënyrë që të regjistrosh një orë kërcimi dhe kamera do të zmadhojë automatikisht për ta mbajtur fokusin te ti dhe lëvizjet e tua ndërsa jep udhëzime.10, 11

Fokusi vazhdon në videotelefonata. Kur telefonatës i bashkohen miq të rinj, kamera e përparme e dyfishtë (Ultra Wide+Wide) di edhe të largohet për t'i përfshirë ata, duke bërë që të duket sikur po flet me ta në person.

*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese.
UI reale mund të jetë e ndryshme.

Google Duo

Bashko
grupin me
Google Duo

Katër miq paraqiten duke telefonuar njëri-tjetrin me video duke përdorur Google Duo në ekranin ultra të gjerë të serisë Galaxy Tab S8. Book Cover Keyboardështë i vendosur në serinë Galaxy Tab S8.

Telefono mikun tënd të ngushtë ose deri në 31 nga miqtë e tu më të mirë me aplikacionin e disponueshëm me cilësi të lartë të videotelefonatave. Teknologjia e reduktimit të zhurmave me tre mikrofona siguron që të fokusohesh vetëm te telefonata. Mund edhe të bashkohesh dhe të bashkëpunosh në mënyrë krijuese me Jamboard — Dërrasën e bardhë ndërvepruese të Google.12

Ndaj ekranin tënd dhe provojeni së bashku me Google Duo. Shikoni video dhe flisni së bashku për to në kohë reale .13, 14

*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese.
UI reale mund të jetë e ndryshme.

Hapësirë për të bërë më shumë

Dy tabletë të serisë Galaxy Tab S8 që shfaqin dy gra të ndryshme duke marrë pozë në vende të ndryshme.

Multitasking

Ndaj ekranin tënd.
Kontrollo ditën tënde

Madhësia. Pozicioni. Numri i dritareve. Ke kontrollin me Multi Window15. Kjo do të thotë se mund të kërkosh frymëzime dekori, të skicosh plane arkitekturore dhe të bisedosh me video me mikun tënd — të gjitha në të njëjtën kohë.

Ekrani ultra i gjerë i serisë Galaxy Tab S8 shfaq një grua në një videotelefonatë. Më pas, ekrani zmadhohet dhe ndahet në tri dritare. Dritarja e parë në këndin e sipërm majtas shfaq një skicë arkitekturore dhe pjesa e poshtme tregon tri frymëzime dekori. Ana e djathtë e ekranit shfaq një burrë në një ekran të vogël që po bën një videotelefonatë me gruan e përmendur më parë.

*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese.
UI reale mund të jetë e ndryshme.

Hapësirë për të luajtur

Një grua që po prek gërshetat e saj të gjatë shfaqet në ekranin ultra të gjerë të serisë Galaxy Tab S8. Një ekran tjetër në të djathtë shfaq të njëjtën grua duke marrë pozë.

Transmetimi i drejtpërdrejtë

Me peshë të lehtë
por plot me argëtim

Transmeto të gjitha shfaqjet ose filmat nga rehatia e — le të themi, nga kudo që dëshiron. Ekrani i gjallë dhe basi i përmirësuar krijon një përvojë përfshirëse. Nëse filmi nuk është në preferencat e tua, transmeto muzikën dhe videot e tua të preferuara me një provë 4-mujore të YouTube Premium të përfshirë me blerjen tënde. 16, 17
Logoja e YouTube Premium

Një klip në YouTube i një burri që ecën i vetëm në shkretëtirë po transmetohet në ekranin ultra të gjerë të serisë Galaxy Tab S8.Një ilustrim i një loje me gara me makina.

*Disponueshmëria e YouTube Premium mund të variojë sipas shtetit ose rajonit.
Për të përfituar nga të gjitha avantazhet, përdoruesit duhet të abonohen në një llogari të YouTube Premium.

Lojëra

Hiq dorë nga karrigia e lojërave,
por mbaj performancën

Në targën e makinës shkruhet "FUTURE".

Përfito performancë si në konsolë në ekranin masiv kudo që dëshiron. Gjithashtu, me ekranin 120 Hz, çdo gjë funksionon pa ndërprerje, në mënyrë që shfaqesh në tabelën e klasifikimeve shumë shpejt.

5G

5G të lejon të
transmetosh në lëvizje

HyperFast 5G të jep fuqinë që të transmetosh çfarëdo që dëshiron — muzikë, filma ose përmbajtje.18 Transmeto kudo — edhe në ambiente të jashtme dhe në lëvizje.

"5G" është shkruar me font të trashësuar në ngjyrë blu me serinë Galaxy Tab S8 të hollë në ngjyrë të argjendtë në anë që kalon diagonalisht "5G".

Book Cover Keyboard

Shto një
tastierë në çast

Kur është koha për të filluar me punën, Book Cover Keyboard 2-në-1 ofron një përvojë që e bën mjaft të thjeshtë kalimin në modalitetin e punës.19, 20

Seria Galaxy Tab S8 dhe Book Cover Keyboard ndodhen në hapësirë dhe Book Cover Keyboard rrotullohet që të puthitet me serinë Galaxy Tab S8, duke treguar pjesën e pasme.

Pasi të kesh mbaruar punë, çlodhu duke përdorur këmbalecin për të parë filma në kënde të ndryshme shikimi.

*Book Cover Keyboard shitet veç.

Më mirë së bashku

Book Cover Keyboard

Gati për
çdo gjë

E mahnitshme vetëm.
Më mirë së bashku

Ekrani i serisë Galaxy Tab S8 është i ndarë në tri dritare. Në këndin e sipërm majtas shfaqet një videotelefonatë me një grua që është mbështetur në gjunjët e dikujt. Më poshtë, gjendet një sajt blerjesh i hapur. Përkrah, gjenden skica dizajnesh. Galaxy Buds2 , Galaxy S22 Ultra më të njëjtën dritare skice të hapur dhe S Pen gjenden në këndin e poshtëm djathtas të serisë Galaxy Tab S8.
Shijo një përvojë të vazhdueshme nëpër të gjitha pajisjet e tua Galaxy. One UI 4.1 të lejon që të aksesosh gjitha aplikacionet e njëjta ndërmjet serisë Galaxy S22 dhe Galaxy Tab S8. Edhe kërcimi me muzikë është i thjeshtë me Auto Switch me Galaxy Buds. 25 Galaxy Buds do të çiftohen automatikisht nga seria Galaxy Tab S8 në Galaxy S22 për të ndryshuar pajisjet pa humbur ritmin.

*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese.
UI reale mund të jetë e ndryshme.

**Galaxy Buds2 shiten veç.

***Dizajni i pjesës së jashtme mund të variojë sipas shtetit.

Galaxy S22 | S22+
Galaxy S22 Ultra

E mahnitshme vetëm. Më mirë së bashku

Galaxy Tab S8 | S8+ | S8 Ultra funksionon në mënyrë perfekte me Galaxy S22 | S22+ | S22 Ultra

C C
  1. Matur diagonalisht, madhësia e ekranit të Galaxy Tab S8 Ultra është 14,6" si drejtkëndësh i plotë dhe 14,5" duke marrë parasysh këndet e rrumbullakëta.Madhësia e ekranit të Galaxy Tab S8+ është 12,4" si drejtkëndësh i plotë dhe 12,4" duke marrë parasysh këndet e rrumbullakëta.Madhësia e ekranit të Galaxy Tab S8 është 11" si drejtkëndësh i plotë dhe 10,9" duke marrë parasysh këndet e rrumbullakëta. Zona reale e shikueshme është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakëta dhe vrimës së kamerës.
  2. Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 10 880 mAh për Galaxy Tab S8 Ultra, 9800 mAh për Galaxy Tab S8+ dhe 7760 mAh për Galaxy Tab S8. Kohëzgjatja aktuale e baterisë mund të variojë sipas mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
  3. Disponueshmëria e ngjyrave të produktit mund të variojë sipas shtetit, rajonit dhe operatorit celular.
  4. Mburoja e aluminit mbështillet në komponentë plotësisht metalikë, duke përjashtuar ekranin, butonat anësorë dhe folenë e kartës SIM.
  5. Nevojitet anëtarësim në Clip Studio Paint. Ngarkimi paraprak mbështetet në tregje të caktuara. Clip Studio Paint mund të shkarkohet nga dyqani Galaxy dhe vjen me 6 muaj falas për përdoruesit që e përdorin për herë të parë. Kushtet e shërbimit mund të variojnë sipas shtetit dhe rajonit.
  6. Disponueshmëria mund të variojë sipas modelit.
  7. Aktualisht, LumaFusion nuk disponohet në Android. LumaFusion do të hidhet në treg për shërbim në vitin 2022. Disponueshmëria e aplikacionit LumaFusion mund të variojë sipas shtetit, rajonit dhe operatorit.
  8. Në krahasim me serinë Tab S të mëparshme.
  9. DIsponohet në pajisje me One Ui 2.1 ose versione më të reja të instaluara dhe kërkon kuadrin e shërbimit MDE dhe përditësime të aplikacioneve Quick Share. Për përdorimin e Quick Share kërkohet lidhje me Bluetooth me konsumim të ulët energjie dhe lidhje me Wi-Fi. Disa aplikacione mund të mos e mbështesin Quick Share.
  10. Disa rezolucione dhe raporte të ekranit mund të mos mbështeten. Disa funksione mund të mos disponohen kur Auto Framing është aktiv. Vetëm njerëzit mund të njihen dhe ka një kufi se sa njerëz mund të njihen.
  11. Auto Framing disponohet vetëm në kamerën e përparme Ultra Wide.
  12. Jamboard kërkon që të shkarkohet veçmas dhe funksionet shtesë mund të kërkojnë blerje.
  13. Google Duo është markë tregtare e Google LLC. UX/UI mund të ndryshojë. Disponueshmëria e aplikacionit Google Duo mund të variojë sipas vendit dhe rajonit.
  14. Kërkon lidhje optimale. Shpejtësia reale mund të variojë sipas shtetit, operatorit dhe mjedisit të përdorimit.
  15. Disa aplikacione mund të mos e mbështesin multitasking.
  16. YouTube është markë tregtare e Google LLC. UX/UI mund të ndryshojë.
  17. YouTube ofron abonim falas 4-mujor për abonuesit e rinj. Kushtet e shërbimit të YouTube Premium mund të variojnë sipas shtetit ose rajonit. Për të përfituar nga të gjitha avantazhet, përdoruesit duhet të abonohen në një llogari të YouTube Premium.
  18. Shërbimet 5G mbështeten vetëm në vendet që mbështesin rrjetin 5G në shtetet që disponojnë 5G. Kërkon lidhje optimale. Shpejtësia reale mund të variojë sipas shtetit, operatorit dhe mjedisit të përdorimit.
  19. Book Cover Keyboard i ri 2-në-1 disponohet për Galaxy Tab S8 Ultra, Galaxy Tab S8+ dhe Galaxy Tab S8. Book Cover Keyboard disponohet për Galaxy Tab S8+ dhe Galaxy Tab S8.
  20. Dizajni i produktit Book Cover Keyboard mund të variojë sipas modelit. Disponueshmëria mund të variojë sipas shtetit, rajonit dhe operatorit.
  21. Snapdragon është produkt i Qualcomm Technologies Inc. dhe/ose i filialeve të tij.
  22. Snapdragon është markë tregtare ose markë tregtare e regjistruar e Qualcomm Incorporated.
  23. Disponueshmëria e rrjetit Wi-Fi 6E mund të variojë sipas shtetit, ofruesit të rrjetit dhe mjedisit të përdorimit. Kërkon lidhje optimale. Shpejtësia reale mund të variojë sipas shtetit, operatorit ose mjedisit të përdorimit.
  24. Kërkohet Super Fast charger 45 W, i cili shitet veçmas.
  25. Veçoria Auto Switch disponohet vetëm në smartfonë dhe tabletë Galaxy me One UI 3.1 e lart. Disa pajisje dhe aplikacione mund të mos e mbështetin Auto Switch. Pajisjet Galaxy duhet të jenë të identifikuara në llogarinë Samsung për të aktivizuar Auto Switch.
  26. Transferimet me tel kërkojnë të paktën Android™ 4.3, iOS 5, ose Windows Mobile OS 8.1 apo OS 10 në pajisjen tënde të vjetër. Pajisjet me një sistem operativ të vjetër duhet të përdorin opsionet e transferimit me valë. Nëse nuk ke kabllon/bashkuesin USB të nevojshëm për një transferim me tel në Galaxy, mund të përdorësh edhe opsionet e transferimit me valë. Hap Smart Switch Mobile te "Cilësimet" në telefonin tënd të ri Galaxy ose shkarko Smart Switch për kompjuter/Mac.
  27. Të dhënat dhe përmbajtja e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas sistemit operativ. Për më shumë informacion, kontakto Samsung HELP.
  28. Për këtë veçori nevojiten modelet e kompjuterëve me Windows 10 dhe Windows 10 v.2004 ose versione më të reja që mbështesin WiDi(Wireless Display).
Logo tienda 0 +INFO
? Cargando... Se ha añadido un nuevo artículo en tu cesta Ver Cesta Seguir comprando

Specifikimet

  • Procesori 2.99GHz, 2.4GHz, 1.7GHz
  • Ekrani 14.6" (369.9mm)
  • Kamera kryesore - Rezolucioni 13.0 MP + 6.0 MP
  • Pesha (g) 726

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

*Të gjitha specifikimet dhe përshkrimet e dhëna këtu mund të jetë të ndryshme nga specifikimet aktuale dhe përshkrimet për produktin. Samsung rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në këtë dokument dhe në produktin e përshkruar këtu, në çdo moment, dhe Samsung nuk ka asnjë detyrim për të dhënë njoftim rreth këtij ndryshimi. Të gjitha informacionet rreth funksioneve, veçorive, specifikimeve, ndërfaqes së përdorimit dhe informacion tjetër rreth produkteve të dhëna në këtë dokument duke përfshirë, por pa u kufizuar me, përfitimet, dizajnin, çmimet, komponentët, performancën, disponueshmërinë dhe kapacitetet e produktit janë subjekte të ndryshimeve pa dhënë njoftim ose pa asnjë detyrim. Përmbajtjet brenda ekranit janë imazhe të stimuluara dhe janë vetëm për qëllime demonstrimi.

*Memoria përdoruese e disponueshme është më e vogël se memoria përdoruese totale e aparatit për shkak të pjesës së saj të zënë nga sistemi operativ dhe programet e nevojshme për funksionimin normal të aparatit.

Sasia e memories së disponueshme për konsumatorin mund të ndryshojë në varësi të operatorit celular dhe mund të ndryshojë pas përditësimit të softuerit.

*Kohëzgjatja e punës së baterisë në bazë të matjeve laboratorike të kompanisë mund të ndryshojë edhe në varësi të parametrizimit të aparatit, mënyrës së përdorimit dhe kushteve në të cilat aparati funksionon.

*Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 10 880 mAh për Galaxy Tab S8 Ultra, 9800 mAh për Galaxy Tab S8+ dhe 7760 mAh për Galaxy Tab S8. Kohëzgjatja aktuale e baterisë mund të variojë sipas mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

*Mbulimi i rrjetit: Rrjeti i mbështetur nga kjo pajisje mund të ndryshojë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.