Një epokë e re e televizorëve Samsung AI
Lejoni cilësinë vërtet përfshirëse të figurës së Samsung OLED t'ju çojë përtej ekranit. Pikselët vetëndriçues të teknologjisë së fundit dhe procesori ynë NQ4 AI Gen2 përmirësojnë shfaqjet televizive dhe filmat tuaj të preferuar në rezolucion të pakrahasueshëm 4K . Bashkë me hartëzimin e ngjyrave OLED dhe teknologjitë e përmirësimit të ndriçimit do të përjetoni një figurë më të qartë që do t'ju bëjë të ndiheni sikur jeni vërtet aty.
- * Përvoja e shikimit mund të variojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe formatit.
- * 4K AI Upscaling mund të mos zbatohet për lidhjen me kompjuter dhe modalitetin e lojës.
Përjetoni fuqinë e lojës ultra të shpejtë 144 Hz
Motion Xcelerator 144Hz
Dominoni në garën tuaj me një ekran të projektuar për t'ju ndihmuar të fitoni. Përmirësimet e lëvizjes së Samsung OLED mbështesin lojëra deri në 4K 144 Hz, duke ulur dridhjet dhe turbullirën edhe në shpejtësi flakëruese. Pamjet e qarta dhe aftësia reaguese me shpejtësinë e vetëtimës ju lejon të shikoni dhe të reagoni më shpejt kur të jeni duke u përballur me armiqtë tuaj më të mëdhenj.
* 4K 144 Hz është e disponueshme vetëm në S95D dhe S90D.
Kapërce konfigurimin dhe thjesht luaj
Modaliteti AI Auto Game
Thojini lamtumirëngatërresës me cilësimet e lojës tuaj sa herë që luani. Procesori NQ4 AI Gen2 i Samsung OLED dikton automatikisht llojin e lojës që po luani duke optimizuar cilësimet për një performancë sa më të mirë. Tani mund të hidheni menjëherë në aksionme një ekran inteligjent i cili ju mundëson një fitore të madhe.
* Disponueshmëria mund të variojë sipas përmbajtjes dhe formatit të lojës.
Veçoritë novatore
të Samsung OLED
-
Kalibrim ekspert
Shijoni riprodhim të përpiktë ngjyrash të cilat janë të njëjta me përmbajtjen origjinale. Falë kalibrimit tonë ekspert, merrni ngjyra sa më besnike ndaj origjinalit të cilat përshtaten edhe me ndryshimet më të imëta në nuanca. -
s
Vërtetuar
nga PANTONEVërtetimi nga PANTONE certifikon shprehjen e saktë të 2030 ngjyrave PANTONE dhe 110 tonaliteteve të lëkurës të shtuara rishtazi. Në këtë mënyrë mund të shijoni një përvojë shikimi sa më të saktë dhe sa më pranë jetës reale si kurrë më parë. -
SmartThings1
Optimizoni pajisjet tuaja elektroshtëpiake në një stil jetese inteligjente të krijuar sipas nevojave tuaja. E përmirësuar me qendrën tonë të integruar SmartThings, keni mundësinë të shijoni një shtëpi inteligjente të personalizuar me pajisje të ndryshme të përputhshme me SmartThings të cilat do të lehtësojnë jetën tuaj të përditshme. -
Samsung Tizen OS2
Përfitoni më shumë nga televizori juaj me aplikacionet dhe shërbimet e fundit në sistemin operativ Samsung Tizen. Shijoni kanale televizive falas dhe mijëra filma dhe shfaqje me Samsung TV Plus dhe lojëra të resë kompjuterike pa ndërprerje me Gaming Hub. Mund të menaxhoni edhe aktivitetet ditore me Daily+ dhe të kontrolloni pajisjet tuaja inteligjente nga televizori juaj me anë të SmartThings. -
SolarCell Remote3
Pajisur me një panel diellor në pjesën e pasme që mund ta përdorni për karikim, tani nuk është nevoja që të përdorni bateri njëpërdorimëshe për SolarCell Remote pasi ato nuk janë zgjedhja më e mirë për mjedisin. -
Samsung Knox Security4
Pajisur me një panel diellor në pjesën e pasme që mund ta përdorni për karikim, tani nuk është nevoja që të përdorni bateri njëpërdorimëshe për SolarCell Remote pasi ato nuk janë zgjedhja më e mirë për mjedisin. -
Dolby Atmos®
Altoparlantët e rinj dhe më të mirë të kanalit Samsung prodhojnë një përvojë të tingullit rrethues të nivelit të lartë. Së bashku me Dolby Atmos, altoparlantët e kanalit më të mirë prodhojnë një tingull të dimensioneve të ndryshme i cili ju zhyt thellë brenda në aksion. -
Active Voice Amplifier Pro5
Teknologjia e përmirësimit të zërit e mundësuar nga AI bën ta dëgjoni dialogun të pastër si kristal duke analizuar zhurmat e sfondit, qartësinë e zërit dhe zhurmat e ambientit për të izoluar zërat nga tingujt e tjerë. Shijoni një përvojë të pakrahasueshme të tingullit me dialog të qartë edhe në mjedise shpërqendruese.
Krahasoni televizorët Samsung OLED
-
Madhësia e ekranit
-
Rezolucioni
-
HDR (Diapazoni i lartë dinamik)
-
OLED Glare Free
-
Procesori
-
Motion Xcelerator
-
Freesync Premium Pro
-
Super Ultrawide GameView dhe Shiriti i lojërave
-
Dolby Atmos®
-
Object Tracking Sound
-
Q-Symphony tehnologija
-
Dizajni
-
Slim One Connect i montueshëm
-
Sistemi operativ Samsung Tizen
-
SmartThings
Cilësi e shkëlqyer e vërtetuar nga ekspertët kryesorë në industrinë e televizorëve
Cilësia superiore e figurës dhe ndërtimi i Samsung OLED janë testuar dhe certifikuar nga institucionet kryesore në mbarë botën.
* Certifikimet nuk vlejnë për modelin S85D.
* Imazhet janë të simuluara dhe vetëm për qëllime ilustrimi. Specifikimet e pamjes dhe dizajnit që nuk ndikojnë në performancën e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
1. Teknologjia, funksionet dhe veçoritë e disponueshme mund të variojnë sipas vendit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose produktit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
Nevojitet Wi-Fi, Bluetooth ose lidhje tjetër rrjeti me valë, si dhe identifikimi në llogarinë Samsung.
Pajisjet e lidhura shiten veç.
Përdorimi i teknologjisë Calm kërkon pranimin e njoftimeve të privatësisë të SmartThings dhe të pajisjes së regjistruar automatikisht.
Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.
2. Përmbajtja dhe shërbimet mund të variojnë sipas rajoneve dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
Përpara përdorimit kërkohet pranimi i kushteve të përgjithshme dhe politikës së privatësisë të Smart Hub.
Disa përmbajtje dhe shërbime kërkojnë regjistrim dhe abonim.
(Përveç Kinës, Turqisë, Izraelit) Nevojitet llogari Samsung për të përdorur gamën e plotë të veçorive të sistemit operativ Samsung Tizen, duke përfshirë veçoritë dhe aplikacionet e televizorit inteligjent. Nëse zgjidhni të mos identifikoheni, do të mund të lidheni vetëm me televizorin tokësor (zbatohet vetëm për pajisjet me sintonizues) dhe me pajisjet e jashtme (si p.sh. përmes HDMI). Mund t‘ju duhet të përdorni një pajisje të veçantë (p.sh. kompjuter ose celular) për të krijuar një llogari Samsung.
3. Për ta karikuar telekomandën me energji diellore, vendosni telekomandën e televizorit poshtë me panelin diellor të drejtuar për lart. Vendoseni në dhomën tuaj të ndenjes ndërkohë që dritat janë të ndezura ose mund ta vendosni pranë një dritareje ku do të përdorë dritën natyrale të diellit.
Në rast se bateria e telekomandës përfundon, mund ta karikoni atë duke përdorur një kabllo USB-C. Për të kontrolluar nivelin e mbetur të baterisë në telekomandë, referojuni menysë së televizorit (Cilësimet > Të përgjithshmet dhe privatësia > Kursimi i energjisë> Bateria e disponueshme e telekomandës).
Dizajni dhe pamja e butonave të telekomandës SolarCell Remote mund të ndryshojë sipas rajonit.
SolarCell Remote në modelet e televizorëve të vitit 2024 përmban minimumi 24% plastikë të ricikluar (duke u bazuar në peshën e të gjithë plastikës)
4. Siguruar nga Knox zbatohet vetëm për televizorët Samsung të mundësuar nga Tizen®, hedhur në treg që në vitin 2015.
Përditësimi i softuerit të sigurisë është i garantuar për të paktën tre vite që nga hedhja në treg e produktit.
Përditësimi më i fundit i softuerit është i nevojshëm.
5. Kjo veçori mund të aktivizohet te Menyja e televizorit > Modaliteti inteligjent > Adaptive Sound Pro. Cilësimi i parazgjedhur i Adaptive Sound Pro është joaktiv.