Samsung Tizen OS
Samsung Tizen OS1 e çon në nivel tjetër seleksionimin dhe zbulimin e përmbajtjes, duke minimizuar kohën e kërkimit dhe duke maksimizuar kënaqësinë tuaj. Aksesoni aplikacionet e Samsung TV dhe eksploroni një gamë të gjerë përmbajtjeje, duke përfshirë shfaqje televizive, filma dhe lojëra. Të gjitha këto në një vend.
Akses i menjëhershëm në shërbimet më të njohura të transmetimit
TV inteligjentë Samsung janë të pajisur me aplikacionet më të njohura të transmetimit,1 si Netflix dhe YouTube. Thjesht ndizni TV tuaj të ri dhe zhytuni drejt e në përmbajtjen tuaj të preferuar.
Shijoni mënyra më inteligjente për të lidhur shtëpinë tuaj
Seleksionime sipas preferencave të të gjithëve
Privatësia juaj. E siguruar.
Eksploroni TV inteligjentë
-
Përmbledhje
-
Madhësia e ekranit
PYETJET E SHPESHTA:
Aplikacionet e transmetimit dhe transmetimi i ekranit në TV inteligjentë Samsung
-
Si të shoh në YouTube në TV inteligjentë Samsung?Aplikacionin YouTube mund ta gjeni te TV inteligjentë Samsung që mbështesin YouTube. 1. Lidheni TV inteligjent me rrjetin e internetit të shtëpisë. 2. Hapni aplikacionin YouTube nga ekrani kryesor. 3. Identifikohuni me llogarinë tuaj të YouTube. 4. Navigoni dhe zgjidhni videot që dëshironi të shihni në YouTube.
-
Si të shoh në Netflix në TV inteligjentë Samsung?Aplikacionin Netflix mund ta gjeni te TV inteligjentë Samsung që mbështesin Netflix. 1. Lidheni TV inteligjent me rrjetin e internetit të shtëpisë. 2. Hapni aplikacionin Netflix nga ekrani kryesor ose shtypni butonin [NETFLIX] në telekomandë. (Shënim: Disponueshmëria e butonit [NETFLIX] mund të ndryshojë sipas shtetit). 3. Identifikohuni me llogarinë tuaj të Netflix. 4. Navigoni dhe zgjidhni filmat ose shfaqjet televizive që dëshironi të shihni në Netflix.
-
Si të shoh në Disney+ në TV inteligjentë Samsung?Aplikacionin Disney+ mund ta gjeni te TV inteligjentë Samsung që mbështesin Disney+. 1. Lidheni TV inteligjent me rrjetin e internetit të shtëpisë. 2. Hapni aplikacionin Disney+ nga faqja kryesore ose shtypni butonin [Disney+] në telekomandë. (Shënim: Disponueshmëria e butonit [Disney+] mund të ndryshojë sipas shtetit). 3. Identifikohuni me llogarinë tuaj të Disney+. 4. Navigoni dhe zgjidhni filmat ose shfaqjet televizive që dëshironi të shihni në Disney+.
-
Si të përdor transmetimin e ekranit për aplikacione si Netflix ose YouTube?Disa aplikacione si Netflix dhe YouTube kanë funksion të integruar të transmetimit të ekranit, çka e bën më të lehtë të ndani atë që po shihni mes pajisjes celulare dhe TV. 1. Lidhni pajisjen celulare dhe TV me të njëjtin rrjet Wi-Fi. 2. Sigurohuni që pajisja celulare dhe TV ta kenë aplikacionin që dëshironi të përdorni për transmetimin e ekranit. 3. Identifikohuni ose krijoni një llogari. Identifikohuni në të njëjtën llogari, si në pajisjen celulare, edhe në TV. 4. Te pajisja celulare, hapni përmbajtjen që dëshironi të shihni. 5. Shtypni ikonën e transmetimit. (Shënim: Vendndodhja e ikonës së transmetimit do të ndryshojë në varësi të aplikacionit që po përdorni dhe të orientimit të telefonit tuaj.) 6. Zgjidhni TV tuaj për të parë përmbajtjen.
Zbuloni më shumë nga TV inteligjent Samsung
Zbuloni përmbajte, aplikacione dhe marka interesante
Samsung punon me partnerë për t'u ofruar klientëve reklama dhe rekomandime që i ndihmojnë ata të zbulojnë dhe eksplorojnë përmbajtje, aplikacione dhe marka në pajisjet me ndërfaqe përdoruesi Smart Hub, duke përfshirë TV tanë inteligjentë. Këto reklama mund të shfaqen në hapësira të ndryshme të pajisjes, për shembull, si reklama që kërkojnë angazhim (që do të thotë se nuk do të ketë veprim të mëtejshëm përveçse me pëlqimin e klientit) ose në formë banerash, ose (sipas rastit) në aplikacione të veçanta të tilla si Samsung TV Plus.
Klienti ka mundësinë të refuzojë në çdo kohë reklamat të bazuara në interesat e tij, nëpërmjet aplikacionit ""Zgjedhjet e privatësisë"" ose nëpërmjet cilësimeve të pajisjes, por mund të vazhdojnë të shfaqen reklama të përgjithshme. Disponueshmëria e reklamave, formati i reklamave dhe fushatat e reklamave mund të ndryshojnë sipas rajonit, modelit dhe vitit të prodhimit të modelit. Për më shumë informacion, vizitoni https://smarthub.termsnprivacy.com.
- Imazhet të simuluara për qëllime ilustrimi. Ndryshimet e ndërfaqes së përdoruesit ose të pamjes dhe ndryshimet në specifikimet e dizajnit mund të ndodhin pa njoftim paraprak. Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë sipas rajonit.
- Specifikimet e detajuara mund të ndryshojnë në bazë të modelit, kështu që referojuni faqes së të dhënave të produktit për më shumë informacion.
- Samsung Tizen OS: Përmbajtja dhe shërbimet mund të variojnë sipas rajonit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Përpara përdorimit kërkohet pranimi i kushteve të përgjithshme dhe politikës së privatësisë të Smart Hub. Disa përmbajtje dhe shërbime kërkojnë regjistrim dhe abonim. Nevojitet Samsung Account për të përdorur gamën e plotë të veçorive të sistemit operativ Samsung Tizen OS duke përfshirë veçoritë dhe aplikacionet e TV inteligjent përveç Kinës, Turqisë dhe Izraelit. Nëse zgjidhni të mos identifikoheni, do të mund të lidheni vetëm me TV tokësor (zbatohet vetëm për pajisjet me sintonizues) dhe me pajisjet e jashtme (si p.sh. përmes HDMI). Mund t‘ju duhet të përdorni një pajisje të veçantë (p.sh. kompjuter ose celular) për të krijuar një llogari Samsung Account. Për disa shërbime mund të kërkohet abonim. Shërbime të caktuara të transmetimit mund të mos disponohen në të gjitha rajonet.
- Përmbajtje e pafundme pa pagesë: Numri i kanaleve që përfshin kanalet e ofruara nga Samsung TV Plus dhe aplikacionet e palëve të treta janë aktuale që nga muaji maj 2024 për çdo shtet. Kanalet mund të variojnë sipas rajonit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim. Kërkohet Samsung Account. Mund të kërkohet shkarkim aplikacionesh, regjistrim dhe identifikim për të aksesuar kanalet e ofruara nga palët e treta.
- SmartThings: Teknologjia, funksionet dhe veçoritë e disponueshme mund të variojnë sipas vendit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose produktit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Nevojitet Wi-Fi, Bluetooth ose lidhje tjetër rrjeti me valë, si dhe identifikimi në llogarinë Samsung Account. Pajisjet e lidhura shiten veç. Përdorimi i teknologjisë Calm kërkon pranimin e njoftimeve të privatësisë të SmartThings dhe të pajisjes së regjistruar automatikisht. Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.
- Ekrani kryesor i ndërfaqes së personalizuar të përdoruesit: Mund të krijoni deri në 6 llogari të ndryshme për pajisje. Mbulimi i shërbimit të rekomandimit mund të variojë sipas shtetit dhe modelit.
- Samsung Knox Security: "Secured by Knox" zbatohet për TV Samsung të mundësuar nga Tizen®, hedhur në treg që në vitin 2015. Përditësimi i softuerit të sigurisë është i garantuar për të paktën tre vite që nga hedhja në treg e produktit. Përditësimi më i fundit i softuerit është i nevojshëm.