Çfarë është
Televizori Inteligjent?

Televizori me përmbajtjen që
doni por edhe e gjen atë për
ju. Le të shohim se çfarë
mund të bëjë një Smart TV.

Çfarë do të thotë Televizor Inteligjent?

Shumë shikojnë në ueb për të gjetur përkufizimin e Televizorit Inteligjent. Dhe ndërsa sajte të ndryshme mund të japin opinione të ndryshme, konsensusi është se Televizori Inteligjent ka lidhje me internetin, punon me sistem operativ dhe vjen me shërbimin e vet të aplikacioneve.

Shkurtimisht, televizor + internet + aplikacione = TV Inteligjent.

Me Televizorin Inteligjent në mes, ikona e internetit është në të majtë dhe ikona e Aplikacioneve në të djathtë, që do të thotë veçoritë e televizorit inteligjent.

Pesë këshilla për blerjen e një TV Inteligjent

Përmbajtje e ndryshme

Vlera më e madhe e një TV Inteligjent është aftësia për të shijuar përmbajtje përtej kanaleve të rregullta televizive. Një TV Inteligjent ju jep shërbimet e preferuara VOD si Netflix, Amazon, YouTube plus shërbime transmetimi muzikor si Spotify, si edhe lojëra të ndryshme dhe përmbajtje sportive për t’i shijuar sipas dëshirës. Edhe transmetimi me pagesë dhe satelitor disponohet për t’u parë në TV Inteligjent - mjafton të instaloni aplikacionin që ofron kompania kabllore ose satelitore.

* Nevojitet një lidhje interneti dhe abonim për shërbimin e përmbajtjes.

Kërkimi i shpejtë

Pavarësisht se sa përmbajtje ka, e rëndësishme është ta gjeni atë menjëherë. Me sasinë e pafund të përmbajtjeve që ofrohen në internet, nuk është e lehtë të zgjidhni atë që do të shikoni. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të keni një funksion praktik kërkimi.

Një TV Inteligjent shfaq video që përdoruesit mund t’i shikojnë përmes shërbimeve të ndryshme të transmetimit video.

Përmbajtja e rekomanduar

Një pikë tjetër e rëndësishme është nëse një TV Inteligjent sugjeron përmbajtjen që ju pëlqen përpara se të filloni të kërkoni. A nuk do të ishte mirë nëse televizori të përdorte mënyrën tuaj të shikimit dhe kërkimit për të gjetur përmbajtjen e duhur ose për t’ju njoftuar se ka nisur një sezon i ri për programet që pëlqeni? TV Inteligjent ideal është ai që ju njeh më mirë sesa e njihni ju veten dhe mund t’ju japë shërbime që përshtaten me ju bazuar në të dhënat tuaja të shikimit.

Përdorimi praktik

Një TV Inteligjent i shkëlqyer duhet të dallojë automatikisht çdo pajisje që lidhni përmes HDMI dhe duhet të eliminojë nevojën për të përdorur disa telekomanda. Ka kaluar ajo kohë kur kërkonit me furi telekomandat tuaja. Vetëm me telekomandën, duhet madje të jeni në gjendje të luani/vendosni në pauzë transmetimin e përmbajtjes nga dekoderi juaj.

Një veçori tjetër që po fiton popullaritet është njohja e zërit. Është shumë më praktike se të shkruani apo të përdorni sensorët e lëvizjes për të kontrolluar TV Inteligjent. Kjo hyn në punë kur kërkoni për përmbajtje apo informacione.

Lidhje e lehtë

Një kërkesë tjetër e rëndësishme për të parë kur zgjidhni një TV Inteligjent të ri është nëse TV Inteligjent mund të lidhet me lehtësi me pajisje të tjera. Lidhja e smartfonit me televizorin për të parë përmbajtjen në një ekran më të madh është diçka që patjetër do ta provoni. Fotografitë dhe videot nga telefoni juaj duken krejtësisht ndryshe kur i shikoni në ekranin e madh.

IoT po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, prandaj natyrisht, lidhja e lehtë me pajisje të ndryshme të aktivizuara për internet rreth shtëpisë po bëhet një kërkesë. Ju mund të shikoni një film në telefonin tuaj gjatë rrugës për në shtëpi nga puna dhe ta vazhdoni ta shikoni pa u lodhur në ekranin e televizorit sapo të shkoni në shtëpi.

Përtej kanaleve televizive.
Një botë plot me përmbajtje
ju pret.

* Përmbajtjet brenda ekranit janë imazhe të simuluara dhe janë vetëm për qëllime demonstrimi. 
* Shërbimet dhe veçoritë e disponueshme në TV Inteligjent dhe Ndërfaqja Grafike e Përdoruesit (GUI) mund të variojë sipas rajonit dhe/ose modelit.
* Përdoruesit duhet të pranojnë Kushtet e përgjithshme dhe Politikën e Privatësisë të Qendrës Inteligjente para përdorimit.
* Kërkohet sistem operativ (OS) ose aplikacion i pajtueshëm.
* Forma e televizorit dhe e telekomandës mund të ndryshojë në bazë të modelit dhe/ose rajonit.
* Ndërfaqja grafike e përdoruesit(GUI), dizajni, veçoritë dhe specifikimet janë subjekt ndryshimi pa njoftim paraprak.