Harxhim i ulët i energjisë.
Më tepër kapacitet.

Ju prezantojmë BESPOKE AI™ e re për larjen e rrobave

Lavatriçja e re Bespoke AI™ e Samsung ofron larje efektive dhe inteligjente me teknologjinë Ecobubble™ e cila mundëson larje në temperatura të ulëta e pastrim të plotë, ndërsa zgjidhja AI llogarit dhe përdor në mënyrë inteligjente sasinë e duhur të ujit dhe detergjentit për të mbrojtur rrobat dhe planetin.

Larje më inteligjente, tharje efikase dhe e sigurt

Dizajn BESPOKE me teknologjinë AI

Zgjidhje me kapacitet të madh për larjen e rrobave, e fuqizuar nga AI.
Kurseni energji elektrike, ujë dhe detergjent.

Një grua ulet në dysheme dhe luan me macen e saj përballë një kompleti lavatriçeje dhe tharëseje të bardhë Bespoke AI™. Rrobat janë duke u rrotulluar brenda lavatriçes, që ndodhet në të majtë. Elegante. Një burrë është i ulur mbi banak dhe po lexon një revistë e po pi një filxhan kafeje. Poshtë banakut ndodhet një komplet lavatriçeje dhe tharëseje të zezë Bespoke AI™. Kursim energjie. Më pas kalohet te një pamje nga afër e rrobave të mbuluara nga flluskat. AI Ecobubble™. Tregohet pamja e brendshme e një lavatriçeje. Një dallgë uji vërshon përpara. Larje në temperatura të ulëta. Një komplet me një lavatriçe dhe një tharëse të bardhë Bespoke AI™ të vendosura mbi njëra-tjetrën në një kuzhinë blu. Kapacitet i madh prej 11 kg. Një grua është duke qëndruar në një hyrje plot dritë. Ajo po spërkat me ujë një bimë pranë një lavatriçeje dhe tharëseje të bardhë Bespoke AI™ me panele në ngjyrë bojëqielli, të vendosura përmbi njëra-tjetrën e të integruara në një bufe blu. Harxhim i ulët i energjisë. Një burrë kalon përmes një dere dhe hyn në një dhomë duke shtyrë një biçikletë. Në anën e pasme të dhomës ndodhet një komplet lavatriçeje dhe tharëseje të zezë Bespoke të vendosura nën një banak. Më tepër kapacitet. Shfaqet gruaja e parë me macen e saj. Ajo është e mbështetur te bufeja dhe përpara tharëses është ulur një mace. BESPOKE AI për larjen e rrobave. Një grua ulet në dysheme dhe luan me macen e saj përballë një kompleti lavatriçeje dhe tharëseje të bardhë Bespoke AI™. Rrobat janë duke u rrotulluar brenda lavatriçes, që ndodhet në të majtë. Elegante. Një burrë është i ulur mbi banak dhe po lexon një revistë e po pi një filxhan kafeje. Poshtë banakut ndodhet një komplet lavatriçeje dhe tharëseje të zezë Bespoke AI™. Kursim energjie. Më pas kalohet te një pamje nga afër e rrobave të mbuluara nga flluskat. AI Ecobubble™. Tregohet pamja e brendshme e një lavatriçeje. Një dallgë uji vërshon përpara. Larje në temperatura të ulëta. Një komplet me një lavatriçe dhe një tharëse të bardhë Bespoke AI™ të vendosura mbi njëra-tjetrën në një kuzhinë blu. Kapacitet i madh prej 11 kg. Një grua është duke qëndruar në një hyrje plot dritë. Ajo po spërkat me ujë një bimë pranë një lavatriçeje dhe tharëseje të bardhë Bespoke AI™ me panele në ngjyrë bojëqielli, të vendosura përmbi njëra-tjetrën e të integruara në një bufe blu. Harxhim i ulët i energjisë. Një burrë kalon përmes një dere dhe hyn në një dhomë duke shtyrë një biçikletë. Në anën e pasme të dhomës ndodhet një komplet lavatriçeje dhe tharëseje të zezë Bespoke të vendosura nën një banak. Më tepër kapacitet. Shfaqet gruaja e parë me macen e saj. Ajo është e mbështetur te bufeja dhe përpara tharëses është ulur një mace. BESPOKE AI për larjen e rrobave.

Larje rrobash AI

Larje inteligjente. Më shumë kursime.

Shijoni larje më efektive me AI Ecobubble™¹. Ai krijon flluska të cilat largojnë 24%² më shumë ndotje edhe në temperatura të ulëta, duke kursyer 70% energji² dhe duke garantuar 45,5% kujdes më të mirë ndaj materialeve³. Gjithashtu, dikton llojin e materialit dhe optimizon sasinë e flluskave, kohën e larjes, temperaturën dhe shpejtësinë e rrotullimit.

Tregohet një pamje nga afër e flluskave të shkumës që vijnë duke u zmadhuar, me tekstin \"Rregulloni në mënyrë inteligjente kohën e larjes, temperaturën dhe shpejtësinë e rrotullimit\". Më pas kalohet te një rrobë e endur brenda lavatriçes e mbuluar nga flluska shkume, duke treguar ciklin e larjes. Në të djathtë shfaqet teksti \"Deri në 70% kursim energjie me larje me ujë të ftohtë\". Më pas shfaqet një pamje nga afër e shkumës, që vjen duke u shtuar. Pas kësaj, shfaqet një flluskë e vetme që vjen duke u zmadhuar, me tekstin \"Kujdes 45,5% më i mirë ndaj materialeve\". Tregohet një pamje nga afër e flluskave të shkumës që vijnë duke u zmadhuar, me tekstin \"Rregulloni në mënyrë inteligjente kohën e larjes, temperaturën dhe shpejtësinë e rrotullimit\". Më pas kalohet te një rrobë e endur brenda lavatriçes e mbuluar nga flluska shkume, duke treguar ciklin e larjes. Në të djathtë shfaqet teksti \"Deri në 70% kursim energjie me larje me ujë të ftohtë\". Më pas shfaqet një pamje nga afër e shkumës, që vjen duke u shtuar. Pas kësaj, shfaqet një flluskë e vetme që vjen duke u zmadhuar, me tekstin \"Kujdes 45,5% më i mirë ndaj materialeve\".

Diktim dhe shpërndarje automatike

Lani rrobat në plotësisht⁴, por butësisht me më pak ujë dhe detergjent. AI Wash përdor sensorë të përparuar për të diktuar peshën dhe butësinë e materialit dhe për të monitoruar vazhdimisht nivelin e ndotjes. Më pas optimizon në mënyrë inteligjente ujin dhe detergjentin, si dhe kohën e njomjes, shpëlarjes dhe rrotullimit.

Brenda kazanit të një lavatriçeje Bespoke AI™ ndodhet një rrobë e bardhë. Shfaqet një ikonë me tekstin AI e shoqëruar me 5 ikona të tjera për të treguar ciklin AI Wash. 5 ikonat tregojnë peshën, detergjentin, ujin, materialin dhe nivelin e ndotjes. Rroba është duke u larë në sfond ndërsa theksohet secila prej ikonave. Brenda kazanit të një lavatriçeje Bespoke AI™ ndodhet një rrobë e bardhë. Shfaqet një ikonë me tekstin AI e shoqëruar me 5 ikona të tjera për të treguar ciklin AI Wash. 5 ikonat tregojnë peshën, detergjentin, ujin, materialin dhe nivelin e ndotjes. Rroba është duke u larë në sfond ndërsa theksohet secila prej ikonave.

Larje e optimizuar në mënyrë inteligjente

Lani rrobat lehtësisht dhe me efikasitet me AI Control. Kjo teknologji personalizon larjen duke kujtuar zakonet tuaja, duke sugjeruar ciklet⁵ dhe duke shfaqur informacionin në kohën e duhur. Aplikacioni SmartThings⁶ ofron këshilla për ciklet, planifikimin dhe zgjidhjen e problemeve. Gjithashtu, zgjedh ciklin e ideal të tharjes për një cikël larjeje⁷.

Tregohet pamja nga afër e kazanit të një lavatriçeje Bespoke AI™ dhe poshtë saj tregohet një pamje nga afër e panelit të kontrollit. Dera e lavatriçes është e hapur dhe kur dikush fut në të materiale të ndryshme, cilësimet ndryshojnë pasi çdo material ka kërkesa të ndryshme larjeje. Në fillim futet një xhaketë në ngjyrë lejla të lehtë dhe në cepin djathtas shfaqet teksti \"Çdo të hënë në orën 20:00, rroba sportive\". Në panel shfaqet teksti \"Rroba sportive, përdor detergjent neutral\". Më pas kalohet te një batanije e verdhë dhe në cepin djathtas shfaqet teksti \"Çdo të dielë në orën 11:00, shtroja\". Në panel shfaqet teksti \"Çarçafë dhe kuverta të lehta\". Së fundi kalohet te një këmishë blu dhe në cepin djathtas poshtë shfaqet teksti \"Çdo të premte në orën 17:00, këmisha\". Në panel shfaqet teksti \"Këmisha, larje e shpejtë, sasi e pakët\". Tregohet pamja nga afër e kazanit të një lavatriçeje Bespoke AI™ dhe poshtë saj tregohet një pamje nga afër e panelit të kontrollit. Dera e lavatriçes është e hapur dhe kur dikush fut në të materiale të ndryshme, cilësimet ndryshojnë pasi çdo material ka kërkesa të ndryshme larjeje. Në fillim futet një xhaketë në ngjyrë lejla të lehtë dhe në cepin djathtas shfaqet teksti \"Çdo të hënë në orën 20:00, rroba sportive\". Në panel shfaqet teksti \"Rroba sportive, përdor detergjent neutral\". Më pas kalohet te një batanije e verdhë dhe në cepin djathtas shfaqet teksti \"Çdo të dielë në orën 11:00, shtroja\". Në panel shfaqet teksti \"Çarçafë dhe kuverta të lehta\". Së fundi kalohet te një këmishë blu dhe në cepin djathtas poshtë shfaqet teksti \"Çdo të premte në orën 17:00, këmisha\". Në panel shfaqet teksti \"Këmisha, larje e shpejtë, sasi e pakët\".

SpaceMax™

E njëjtë jashtë. Më shumë hapësirë brenda.

Përmirësoni shtëpinë tuaj dhe lani ngarkesa më të mëdha me një kapacitet të madh prej 11 kg në një kabinet standard prej 600 mm. Një dizajn i thjeshtë dhe i sheshtë kombinohet më së miri me ambientet e brendshme moderne dhe mobiliet e kuzhinës. Teknologjia SpaceMax™ krijon më shumë hapësirë brenda, në mënyrë që të lani më shumë, duke përfshirë artikuj të mëdhenj siç janë kuvertat.

Një komplet lavatriçeje dhe tharëseje të zezë Bespoke AI™ të vendosura përbri njëra-tjetrës në një bufe. Shfaqet një ilustrim i strukturës së brendshme të lavatriçes Bespoke AI™, thellësia e të cilës është 600 mm. Pjesa e brendshme e lavatriçes vjen duke u thelluar teksa një shigjetë zgjatet dhe dimensionet rriten nga 300 mm në 380 mm, duke treguar se teknologjia SpaceMax™ krijon hapësirë më të madhe brenda, por ruan madhësinë e pajisjes. Një komplet lavatriçeje dhe tharëseje të zezë Bespoke AI™ të vendosura përbri njëra-tjetrës në një bufe. Shfaqet një ilustrim i strukturës së brendshme të lavatriçes Bespoke AI™, thellësia e të cilës është 600 mm. Pjesa e brendshme e lavatriçes vjen duke u thelluar teksa një shigjetë zgjatet dhe dimensionet rriten nga 300 mm në 380 mm, duke treguar se teknologjia SpaceMax™ krijon hapësirë më të madhe brenda, por ruan madhësinë e pajisjes.

Garanci 20-vjeçare

Jetëgjatësi e garantuar me teknologjinë Digital Inverter

Përfitoni efikasitet më të lartë energjetik, më pak zhurmë dhe performancë afatgjatë. Teknologjia Digital Inverter përdor magnete të forta për një performancë më të qetë⁸ dhe më të fuqishme, por shfrytëzon më pak energji sesa një motor universal. Gjithashtu, ofron jetëgjatësinë më të madhe në industri⁹ dhe garancinë 20-vjeçare¹⁰ për motorin.

Inverteri një lavatriçeje Bespoke AI™ montohet dhe rivendoset brenda lavatriçes. Në një dhomë të ndriçuar e me ngjyra të larmishme janë vendosur së bashku një lavatriçe dhe një tharëse e bardhë Bespoke AI™ me panele në ngjyrë bojëqielli, me tharësen të vendosur përmbi lavatriçe. Përbri tyre ka 2 logo certifikimi. E para është \"Garanci 20-vjeçare për inverterin dixhital të motorit\". E dyta është \"Jetëgjatësi e testuar nga VDE, motor BLD 3-fazor, 5064 cikle, jetëgjatësi 23-vjeçare\". Inverteri një lavatriçeje Bespoke AI™ montohet dhe rivendoset brenda lavatriçes. Në një dhomë të ndriçuar e me ngjyra të larmishme janë vendosur së bashku një lavatriçe dhe një tharëse e bardhë Bespoke AI™ me panele në ngjyrë bojëqielli, me tharësen të vendosur përmbi lavatriçe. Përbri tyre ka 2 logo certifikimi. E para është \"Garanci 20-vjeçare për inverterin dixhital të motorit\". E dyta është \"Jetëgjatësi e testuar nga VDE, motor BLD 3-fazor, 5064 cikle, jetëgjatësi 23-vjeçare\".
  1. AI Ecobubble™ aktivizohet vetëm kur zgjidhen cikle specifike, ndër të cilat Cotton, Synthetics dhe AI Wash me ngarkesa më pak se 2 kg.

  2. Testuar në përputhje me standardin IEC 60456-2010 / ngarkesë larjeje 4 kg / larje me ujë të ftohtë Super Eco (WF80F5E5U4W) krahasuar me ciklin Cotton 40°C pa Ecobubble™ (WF0702WKU). Rezultatet individuale mund të variojnë.

  3. Bazuar në raportin e testimit të performancës në laborator nga "Springboard Engineering" me shirita EMPA, ku krahasohet një solucion detergjenti normal dhe teknologjia e flluskave pa veprim mekanik, testuar në material poliestër. Rezultatet individuale mund të variojnë.

  4. Bazuar në një algoritëm të krijuar me IA. Rezultatet reale mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit individual.

  5. Mesazhet me sugjerimet e ciklit shfaqen në aplikacionin e një smartfoni.

  6. Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Nevojitet lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.

  7. Lidhja automatike e ciklit disponohet vetëm kur edhe lavatriçja edhe tharësja kanë AI Control dhe janë të lidhura me Wi-Fi. 

  8. Në përgjithësi, niveli i reduktimit të zhurmës për ciklin e larjes dhe të centrifugimit është përkatësisht 5 dBA dhe 3 dBA. Të dhënat bazohen në etiketën ERP, F500 8 kg 1400 rpm WF80F5E5P4W me motor me Digital Inverter dhe Vistula 8 kg 1400 rpm WF1804WPC me motor universal.

  9. Certifikuar për jetëgjatësinë 23-vjeçare nga Shoqata e Teknologjive Elektrike, Elektronike dhe Informatike e Gjermanisë (Verband Deutscher Elektrotechniker – VDE). Jetëgjatësia aktuale mund të variojë sipas kushteve të përdorimit.

  10. Që nga maji 2022. Garancia 20-vjeçare e pjesëve vlen vetëm për motorin me inverter.