Galaxy Watch Active2 40 mm
SM-R830NSKASEE
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Pikat kryesore
Veçoritë
Watch Active2
Qëndroni në kontakt me një stil jetese dhe partner shëndeti në kyçin e dorës që ju jep këshilla në çast. Merrni më shumë informacion të saktë mbi shëndetin tuaj në një ekran më të madh me një orë që ka në mendje mirëqenien tuaj. Galaxy Watch Active2 ju tregon se çfarë ju duhet të dini, atëherë kur ju duhet.
Dizajni
Komoditet i personalizuar në kyçin e dorës
Zgjidhni look-un dhe komoditetin e partnerit të mirëqenies që do të doni ta mbani në dorë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Personalizoni Galaxy Watch Active2 deri
në nivelin e Bluetooth-it ose LTE, fushat e orës 44 mm ose 40 mm, inoks ose alumin, si dhe rripa të ndryshëm. Tregoni stilin tuaj me ngjyra të ndryshme,
të gjitha me ngjyrën e re E artë trëndafili.1
- * Ngjyra E artë trëndafili e disponueshme vetëm me 40 mm Bluetooth.
Zgjeroni
hapësirën tuaj
Maksimizoni hapësirën e ekranit tuaj me një pamje të pandërprerë në një trup elegant të përshtatur me një kornizë me prekje për kontroll të shpejtë.
Galaxy Watch Active2 përmban një ekran të zmadhuar me një ekran krejtësisht të zi dhe një bordurë shumë të hollë për më shumë hapësirë
për të marrë përmbajtjet që ju nevojiten.
Merrni look-un
që i përshtate
look-ut tuaj
#meGalaxy
Bëjini një foto
veshjes dhe merrni
look-un tuaj
Shprehni veten me një fushë ore që i përshtatet look-ut dhe gjendjes suaj emocionale. Kur i bëni një foto veshjes që keni veshur atë ditë, Galaxy Watch Active2 do të paraqesë një fushë ore që t’i përshtatet asaj.
Përshtateni rripin sa
hap e mbyll sytë
Plotësojeni stilin tuaj me një fushë ore që i përshtatet ngjyrës dhe materialit të rripit. Kur blini një rrip ore dhe skanoni kodin QR në paketë, do të merrni një lidhje për në Galaxy Store për të shkarkuar një fushë ore që i përshtatet 2 3 4
- * Rripat shumëngjyrësh shiten veç.
- * QR Code është markë tregtare e Denso Wave Inc.
Përjetoni
Monitoroni
stërvitjen tuaj
në kyçin e dorës
Galaxy Watch Active2 monitoron lëvizjet tuaja në mënyrë që thjesht të mund ta vishni dhe të vazhdoni stërvitjen. Duke shtuar notimin te monitorimi automatik, tani keni shtatë ushtrime, ndërkohë që monitorimi manual funksionon për të gjitha aktivitetet për dhjetëra që mund të monitoroni. Funksioni Running Coach ju jep këshilla të vlefshme në kohë reale. 5 6
- Ecje
- Vrapim
- Çiklizëm, vozitje
- Vozitje
-
Pajisje
eliptike -
Stërvitje
dinamike - Not
Tregoni pak
shpirt konkurrues
Ushtrimet sjellin më shumë përfitim kur bashkoheni me të tjerët. Zbuloni se kush mund të bëjë më shumë hapa në një Sfidë në grup.
Stërvituni me shokët ose bashkohuni me një kompeticion publik për të qëndruar i motivuar dhe për të arritur objektivat tuaja të fitnesit. 7
Jetesa e shëndetshme
fillon me një
mendje të qartë
Një mendje e shëndoshë në një trup të shëndoshë, me një orë që kujdeset për të dyja. Përdorni monitoruesin e stresit për të kontrolluar nivelet e stresit kur ndiheni në tension, dhe ndiqni ushtrimet e meditimit me frymëmarrje për të pasur qetësi për mendjen. 5 8 9
Shikoni se
mirë flini
Pikët e gjumit analizojnë kohën që ju kaloni zgjuar, REM, ciklet e gjumit të lehtë dhe të thellë, dhe më pas ju tregojnë cilësinë e gjumit tuaj. Përmirësoni pikët tuaja me këshilla të dobishme dhe informacione nga National Sleep Foundation direkt në kyçin e dorës. 5 9 10
Një kujtesë miqësore që të lani duart
Qëndroni në krye të higjienës suaj personale me alarmet rikujtuese për larjen e duarve. Konfigurojini ato që t'ju sinjalizojnë në intervale të rregullta. Ato ju japin një numërim praktik për t'u siguruar që të bëni një punë të mirë. Një kujtesë miqësore për t’ju ndihmuar të qëndroni të shëndetshëm. 11
Matni presionin e gjakut
kur jeni në lëvizje
Kontrolloni presionin e gjakut përmes aplikacionit Samsung Health Monitor pa qenë nevoja të vendosni rregullisht manshetën. Përpara se ta përdorni
thjesht kalibrojeni me një manshetë, më pas sensorët inteligjentë matin presionin e gjakut përmes analizës së valëve të pulsit ndërsa e mbani veshur. Kontrollojeni
çdo ditë për të monitoruar tendencat dhe për të marrë raportime direkt në telefon. 12 13 14 15 16 17 18 19 20
Ndiqni rrahjet e zemrës
me e ECG-së
Prekni butonin e pasmë të orës për deri në 30 sekonda që sensori i elektrodës së integruar të masë rrahjet
e zemrës suaj.
Kjo ECG e shpejtë teston
fibrilacionin atrial (Afib), më pas shfaq matjet tuaja menjëherë.
Shikoni rezultatet herë pas here nga telefoni juaj,
dhe ndani
raportimin për më
shumë informacione. 21 22 23 24 25 26 27
Monitorim
i rrahjeve të zemrës
për qetësi të
mendjes
Jepini
vetes
një
asistent
Bëni përpara në jetë me një asistent inteligjent në kyçin e dorës. Kontrolloni kamerën për të pasuruar përvojën e shkrepjes, shikoni dhe pëlqeni në median sociale dhe përktheni sa hap e mbyll sytë. Ikona e sapo-shtuar On-going shfaq aplikacionet që janë në funksionim në fushën e orës për akses të lehtë, dhe madje mund të kapni edhe telefonatat hyrëse me Wi-Fi. 29 30 31 32
Qëndroni të lidhur me telefonin tuaj
Merrni kontaktet, mesazhet dhe muzikën me vete në një asistent të mundësuar nga LTE që ju lejon ta lini telefonin pas. Dilni për vrap duke pasur qetësi për mendjen se do të qëndroni i lidhur dhe pa peshën e telefonit. Mbajeni muzikën në transmetim ndërsa shkoni ose shkarkojeni paraprakisht për zonat me mungesë mbulimi me rrjet.
Performanca
Energji
që zgjat
gjithë
ditën
Reziston
pavarësisht se
ku shkoni
Merreni orën me vete nëpër rrugët ku nuk shkelin të gjithë. Galaxy Watch Active2 vjen kudo me ju, me një vlerësim IP68 dhe 5ATM për ujin dhe pluhurin, plus një rezistencë të nivelit ushtarak, për të përballuar një sërë kushtesh, në mënyrë që ta mbani në dorë për të shkuar më tej dhe për të përjetuar më shumë. 35 36
Aplikacione që ju çojnë
më tej
Përmirësoni jetën me aplikacionet që variojnë nga seria Galaxy deri te një shumëllojshmëri e madhe aplikacionesh të shkarkueshme
të palëve të treta. Shkarkoni aplikacione për të krijuar serinë tuaj personale të këshillave inteligjente në çdo moment, të cilat mund t’i hapni në kyçin e dorës. 37
Lidhuni me
pajisjen tuaj
Pajtueshmëri e gjerë me smartfonët
Galaxy dhe jo Galaxy. Filloni duke parë se cilat pajisje janë të
pajtueshme me Galaxy Watch Active2.
- * Android: Android 5.0 (L OS) ose version më i ri, RAM 1,5 GB e lart (Samsung/jo Samsung)
- * iOS: iPhone 5 e lart, iOS 9.0 e lart.
Specifikimet
-
Sistemi operativ
Tizen Based
Wearable OS 4.0 -
Kapaciteti i baterisë
340 mAh / 247 mAh -
Aktivitete të përditshme
Daily Activity Tracker
Auto Detecting
Ushtrimet: Mbi 7 lloje -
Rezistenca
5ATM / IP68
MIL-STD-810G
- 1. *Disponueshmëria e ngjyrave, madhësive, modeleve dhe rripave mund të variojë sipas vendit ose rajonit.
- 2. Disponueshmëria e modeleve të rripave mund të variojë sipas vendit.
- 3. Imazh i simuluar për qëllim ilustrues.
- 4. My Style funksionon me telefonat Android që çiftohen me Samsung Galaxy Watch Active2. Kodi QR, fusha e orës dhe përshtatja e rripit funksionon me smartfonët e çiftuar me Samsung Galaxy Watch Active2.
- 5. Vetëm për qëllime të përgjithshme mirëqenieje dhe fitnesi.
- 6. Monitorimi i fitnesit në orë mund të bëhet më vete, por të dhënat e ruajtura në orë mund të shfaqen vetëm pjesërisht pas një periudhe të caktuar kohe. Rekomandohet çiftimi me smartfon për të mbajtur të gjitha të dhënat e ruajtura.
- 7. Sfida në grup mbështet deri në 10 persona.
- 8. Veçoria e stresit është e disponueshme në të gjitha shtetet, përveç Angolës, Qipros, Algjerisë, Kanadasë dhe Tajlandës.
- 9. Funksioni i menaxhimit të gjumit / stresit në orë mund të bëhet më vete, por të dhënat e ruajtura në orë mund të shfaqen vetëm pjesërisht pas një periudhe të caktuar kohe. Rekomandohet çiftimi me smartfon për të mbajtur të gjitha të dhënat e ruajtura.
- 10. Funksionet e menaxhimit të gjumit (ciklet e fazës REM, gjumi i thellë dhe koha totale e fjetjes) në orë mund të përdoren më vete, por çiftimi me smartfonin rekomandohet për të parë pikët e gjumit. Informacionet disponohen vetëm në smartfonin e lidhur.
- 11. Aplikacioni duhet të shkarkohet nga Galaxy Store për të përdorur veçorinë e larjes me dorë.
- 12. Për të garantuar saktësinë, përdoruesit duhet ta kalibrojnë pajisjen të paktën çdo katër javë.
- 13. Përdoruesit duhet ta masin presionin e gjakut kur janë të qetë, siç do ta bënin me një manshetë tradicionale, dhe të mos e masin kur janë duke u stërvitur, duke konsumuar duhan ose duke pirë.
- 14. Disponueshmëria mund të variojë sipas tregut. (Do të jetë e disponueshme pasi të jepet miratimi rregullator.)
- 15. Historiku i presionit të gjakut të matur mund të rishikohet brenda aplikacionit Samsung Health në një smartfon të çiftuar.
- 16. Kërkon çiftimin me smartfon Galaxy, me Android 7.0 OS ose version më të ri, si dhe Galaxy Watch Active2 ose pajisjet e ardhshme Galaxy Watch. Mbështetja e veçorisë varet nga versioni i sistemit operativ të orës.
- 17. Emrat e klasifikimit (BP): Sfigmomanometrat dhe sfigmografët
- 18. Përdorimi i rregullt (BP): Është një aplikacion për celular ku sensori optik (PPG) i montuar në platformën celulare (ora smart) mat në mënyrë indirekte (joinvazive) presionin e gjakut të kapilarëve në kyçin e dorës dhe shfaq presionin sistolik dhe diastolik të gjakut dhe shpejtësinë e pulsit.
- 19. Kujdes: Ky produkt është “Softuer si pajisje mjekësore”. Ju lutemi shikoni “Udhëzimet e përdorimit” dhe “Masat paraprake” përpara përdorimit.
- 20. Numri i rishikimit të reklamës: 2020-I10-28-2538
- 21. Kërkon çiftimin me smartfon Galaxy, me Android 7.0 OS ose version më të ri, si dhe Galaxy Watch Active2 ose pajisjet e ardhshme Galaxy Watch. Mbështetja e veçorisë varet nga versioni i sistemit operativ të orës.
- 22. APLIKACIONI I REGJISTRIMIT TË ECG OSE SAMSUNG HEALTH MONITOR NUK JANË KRIJUAR PËR TË ZBULUAR ATAKUN NË ZEMËR. ATO NUK JANË KRIJUAR PËR TË ZËVENDËSUAR METODAT TRADICIONALE TË DIAGNOSTIKIMIT OSE TRAJTIMIT.
- 23. Disponueshmëria mund të variojë sipas tregut. (Do të jetë e disponueshme pasi të jepet miratimi rregullator.)
- 24. Emrat e klasifikimit (ECG): Analizues elektrokardiografik
- 25. Përdorimi i rregullt (ECG): Ky softuer gjeneron, regjistron, ruan dhe transmeton sinjalin e elektrokardiogramës (ECG). Sensori i ECG i montuar në platformës celulare mat sinjalin e ECG të telit unik (Teli I) dhe përcakton nëse ka fibrilacion atrial ose ritëm normal të sinusit.
- 26. Kujdes: Ky produkt është “Softuer si pajisje mjekësore”. Ju lutemi shikoni “Udhëzimet e përdorimit” dhe “Masat paraprake” përpara përdorimit.
- 27. Numri i rishikimit të reklamës: 2020-I10-28-2539
- 28. Funksioni HR Monitoring në orë mund të bëhet më vete, por të dhënat e ruajtura në orë mund të shfaqen vetëm pjesërisht pas një periudhe të caktuar kohe. Rekomandohet çiftimi me smartfon për të mbajtur të gjitha të dhënat e ruajtura.
- 29. Funksioni Camera Controller është i pajtueshëm me modelet Samsung Galaxy S10, S10+, S10e, S10 5G, S10+ 5G, Note10, Note10+, Note10 5G, Note10+ 5G, Fold dhe Fold 5G.
- 30. Aplikacionet e disponueshme për përdorim mund të variojnë sipas shtetit, rajonit dhe llojit të lidhjes (LTE / Bluetooth).
- 31. UI është subjekt i ndryshimit.
- 32. Aplikacioni SNS Viewer, Translator dhe Camera Controller kërkojnë shkarkim më vete përpara përdorimit.
- 33. Jetëgjatësia aktuale e baterisë varion sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, numrit të karikimeve, dhe shumë faktorëve të tjerë.
- 34. Vlerësuar nga Samsung. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të variojë në varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
- 35. Galaxy Watch Active2 ka një vlerësim rezistence uji prej 50 metrash sipas standardit ISO 22810:2010. Nuk është e përshtatshme për zhytje ose aktivitete uji në trysni të lartë. Nëse pajisja ose duart ju lagen, ato duhet të thahen plotësisht përpara përdorimit.
- 36. E përputhshme me standardin e ushtrisë së SHBA-së (MIL-STD-810G)
- 37. Disponueshmëria e aplikacioneve për pajisjet Galaxy Watch Active2 mund të ndryshojë sipas operatorit ose shtetit.
Specifikimet
-
NFC
Po
-
Versioni Bluetooth
Bluetooth v5.0
-
Madhësia (Ekrani kryesor)
1.2" (30.2mm)
-
Shpejtësia e CPU
1.15GHz
-
Madhësia e ROM (GB)
4
-
Sensorët
Përshpejtues,Barometër,Sensor i xhiroskopit,Sensor i dritës,Sensori optik i rrahjeve të zemrës
-
Infra
Vetëm Wi-Fi,Vetëm Bluetooth
-
Formati i luajtjes së audios
MP3,M4A,3GA,AAC,OGG,OGA,WAV,WMA,AMR,AWB
-
ANT+
Jo
-
Teknologjia e vendndodhjes
GPS,Glonass,Beidou,Galileo
-
Wi-Fi
802.11 b/g/n 2.4GHz
-
NFC
Po
-
Versioni Bluetooth
Bluetooth v5.0
-
Profilet Bluetooth
A2DP,AVRCP,HFP,HSP
-
Tizen
-
Teknologjia (Ekrani kryesor)
Super AMOLED
-
Madhësia (Ekrani kryesor)
1.2" (30.2mm)
-
Rezolucioni (Ekrani kryesor)
360 x 360
-
Thellësia e ngjyrave (Ekrani kryesor)
16M
-
Shpejtësia e CPU
1.15GHz
-
Lloji i CPU
Dual-Core
-
Memoria (GB)
0.75
-
Magazina (GB)
4
-
Magazina e disponueshme (GB)
1.4
-
Përshpejtues,Barometër,Sensor i xhiroskopit,Sensor i dritës,Sensori optik i rrahjeve të zemrës
-
Përmasat e trupit (LxGjxTh, mm)
40.0 x 40.0 x 10.9 mm
-
Pesha (g)
37
-
Kapaciteti i baterisë (mAh, tipik)
247
-
E çmontueshme
Jo
-
Koha tipike e përdorimit (orë, AOD joaktive)
Mbi 43 Hours
-
Koha e përdorimit të ulët (Orët)
Deri në 95 Hours
Pyetjet e shpeshta
- Si të çiftoni dhe ndërroni pajisjet e lidhura me kufjet Galaxy Buds+
- Çfarë bëhet nëse GPS nuk po funksionon siç duhet në Samsung Galaxy Watch Active2
- Si përshtaten aplikacionet në Samsung Galaxy Watch Active2
- Si sinkronizohen kufjet Bluetuth me Samsung Galaxy Watch Active2
- Si azhurnohet programi dhe aplikacionet në Samsung Galaxy Watch Active2
Shikuar së fundmi