Galaxy Watch7 (Bluetooth, 40mm)
Mirë se vini në epokën e re të shëndetit të mundësuar nga Galaxy AI. Jepini energji ditës suaj me procesorin e ri 3nm. Navigoni saktë me GPS me frekuencë të dyfishtë. Gjurmoni rrahjet e zemrës, stërvitjet dhe gjumin me sensorin e avancuar BioActive. Më pas, Galaxy AI do të ofrojë njohuri të vlefshme shëndetësore me Rezultatin e energjisë dhe Këshillat e mirëqenies për të rritur mirëqenien tuaj. Njihuni me Galaxy Watch7, shoqëruesin tuaj të përditshëm të mundësuar nga AI.
Dalloni nga të tjerët me dizajnin me efekt qëndrimi pezull
Përmirësojeni stilin tuaj me Galaxy Watch7. Një dizajn që jep efektin sikur xhami po qëndron pezull dhe pikat shumëngjyrëshe të qepjeve shtojnë një prekje elegance në kyçin tuaj, ndërsa valëzimet në rrip tregojnë se jeni gati për stërvitje. Ora është e disponueshme në masë të vogël dhe të madhe me tre opsione ngjyrash: E gjelbër, e argjendtë dhe krem.
Performancë shumë e fuqizuar
Procesori ynë më i fuqishëm i orës inteligjente
Procesori i ri 3 nm fuqizon rutinën tuaj ditore. Kaloni shpejt nga kontrolli i motit në gjurmimin e stërvitjeve tuaja në moment. Plus, optimizon jetëgjatësinë e baterisë për energji afatgjatë, duke siguruar që Galaxy Watch7 të mbajë të njëjtin ritëm.
Sensori BioActive i përmirësuar. Saktësi në një nivel tjetër
Avanconi në rrugëtimin tuaj të mirëqenies me sensorin tonë më të avancuar të shëndetit në Galaxy Watch. Me 13 drita LED, sensori i ri BioActive gjurmon rrahjet e zemrës suaj, zakonet e gjumit dhe më shumë me saktësi të lartë.
Frekuenca e dyfishtë GPS. Udhëzuesi juaj në xhunglën e betonit
Gjeni rrugën me lehtësi me GPS tonë më të saktë në Galaxy Watch. GPS me frekuencë të dyfishtë përdor dy rripa me sinjal sateliti (L1+L5), duke siguruar gjurmim të saktë dhe konsistent, edhe në zonat e dendura të qytetit.
Tani mundësuar nga Galaxy AI
Filloni ditën tuaj me Rezultatin e energjisë
Kuptoni më mirë trupin tuaj dhe filloni ditën tuaj në mënyrë më të zgjuar me Rezultatin e energjisë. Kontrolloni gjumin, rrahjet e zemrës dhe aktivitetet e përditshme me Rezultatin e energjisë dhe planifikoni rutinën tuaj çdo ditë. Nuk keni marrë pushimin e duhur? Ndoshta është më mirë të mos shkoni në palestër dhe të rrini në shtëpi për të marrë veten.
Filloni udhëtimin tuaj të radhës të fitnesit
Përmirësoni ushtrimet e përditshme me gjurmimin e përparuar të fitnesit
Çojeni fitnesin tuaj në tjetër nivel me një Galaxy Watch7. Ndërtoni rutinën tuaj perfekte të ushtrimeve me nxehje, freskime dhe pushime ndërmjet, ose konkurroni kundër rekordeve tuaja te vjetra për të qëndruar të motivuar. Gjurmoni lehtësisht ushtrimet tuaja edhe në ujë me modalitetin Kyçja nën ujë.
Merrni stemën, qëndroni të motivuar
Me arritjen e një rekordi personal ose provimin e një ushtrimi të ri, fitoni stema që ju motivojnë të qëndroni të angazhuar dhe të vazhdoni të avanconi në udhëtimin tuaj të fitnesit.
Merrni Trajnim për gjumin për net të qeta
Një rutinë më e mirë fillon me gjurmimin e gjumit. Duke filluar nga rezultati i gjumit, rrahjet e zemrës në gjumë, tek trajnimi i personalizuar i gjumit dhe më shumë, kuptoni me saktësi zakonet tuaja të natës dhe merrni këshilla që ju ndihmojnë të përmirësoni gjumin tuaj.
Merrini barnat në kohën e duhur
Kujdesuni për shëndetin tuaj me njoftime të vazhdueshme, të personalizuara për marrjen e barnave - nga rikujtuesit për kohën e marrjes, udhëzimet për dozën, te rikujtuesit për rimbushje dhe të tjera.
Arrini objektivat tuaja shëndetësore me të dhënat e BIA
Sensori Bioelectrical Impedance Analysis (BIA) mund të masë përbërjen e trupit tuaj duke përdorur shenjat tuaja të gishtërinjve. Përcaktoni objektivat tuaja për peshën, masën dhjamore të trupit dhe masën muskulore, dhe personalizoni programet për të arritur objektivat tuaja shëndetësore me saktësi.
Harmonizimi i udhëtimit tuaj shëndetësor
Hyni dhe menaxhoni informacione gjithëpërfshirëse për shëndetin tuaj dhe mirëqenien e përgjithshme përmes aplikacionit Samsung Health në pajisjet tuaja Samsung Galaxy. Integroni njohuri të hollësishme për t'u përpjekur drejt qëllimeve tuaja të shëndetit.
Zbulimi i rrëzimit. Kujdeset për ju
Nëse ju ndodh që të pengoheni, lejoni Galaxy Watch7 t'ju ndihmojë me Zbulimin e rrëzimit. Pavarësisht nëse rrëzoheni gjatë stërvitjes apo gjumit, ora mund ta zbulojë këtë dhe të pyesë nëse keni nevojë për ndihmë. Në raste emergjencash të tjera, shtypni butonin Home pesë herë për të dërguar një mesazh SOS për shërbimet e emergjencës.
Zgjidhni rripin e duhur për çdo rast
Vendosni një rrip që është krijuar veçanërisht për aktivitetin tuaj - duke filluar nga noti, gjumi, vrapimi dhe të tjerë - dhe personalizojeni duke zgjedhur nga opsionet tona në ngjyra të ndryshme. Ose thjesht ndryshoni rripat vetëm me një klikim. Personalizoni rripin dhe pamjen e orës për t'ju përshtatur stilit tuaj.
Koha për të gjetur orën tuaj
Specifikimet
-
Madhësia (Ekrani kryesor) 1.3" (33.3mm)
-
Pesha e trupit (g) 28.8
-
Versioni Bluetooth Bluetooth v5.3
-
Sensorët Matës shpejtësie, Barometër, Sensori i analizës së rezistencës bioelektrike, Sensori elektrik i zemrës, Sensor xhiroskopi, Sensor gjeomagnetik, Sensori i temperaturës infra të kuqe, Sensor drite, Sensori optik i rrahjeve të zemrës
-
Magazina (GB) 32
-
Shpejtësia e CPU 1.6GHz, 1.5GHz
Suporti
Gjeni përgjigje për pyetjen që keni në lidhje me produktin
{{family.currentModel.displayName}}
{{family.currentModel.modelCode}}
Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price before: {{model.prices.priceDisplay}}
-
{{summary.title}}
-
{{summary.title}}
Krahasoni modelet
Krahasoni me sende të ngjashme