Kufjet ndryshojnë
mënyrën se si
e përjetoni tingullin.
Galaxy Buds+
SM-R175NZWAEUC
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Pikat kryesore
Veçoritë
Prezantojmë Galaxy Buds+.
Kufjet tona të para me valë me altoparlant me 2 drejtime që ofrojnë
tingull nga AKG me alto të pasur dhe bas të thellë, një sistem me
3 mikrofona për telefonata të qarta si kristal dhe jetëgjatësi të lartë
baterie - gjithçka për një përvojë premium në dëgjim.
jashtë studios
AUDIO
Zhytuni në muzikën tuaj
Tingulli i pasur dhe natyral tani zgjerohet me sistemin e ri dinamik me 2 drejtime të Galaxy Buds+ dhe drajverin e përforcimit. Basi i fuqishëm dhe notat e larta të qarta do t'ju bëjnë që të lëvizni sipas muzikës kudo që shkoni.
Flisni pa qenë
nevoja të bërtisni
Bëni telefonata të qarta si kristal me cilësi zëri të pakrahasueshme me 2 mikrofonat inovativë të jashtëm që kapin zërin tuaj dhe e ruajnë nga zhurmat e sfondit.
Përshtatet me zhurmën,
që të mos ju duhet juve që ta bëni këtë
Sistemi adaptiv Galaxy Buds+ me 3 mikrofona
sigurohet që të dëgjoheni përtej zhurmave shpërqendruese.
2 mikrofonat e jashtëm punojnë bashkë me mikrofonin e brendshëm
për të bllokuar tingujt rrethues kur jeni
në mes të një telefonate.
Cilësi tingulli që
mund ta dëgjoni
Kapni detajet e muzikës dhe videove tuaja në audion e balancuar dhe spacioze të krijuar nga AKG. Tingulli me cilësi të kënaqshme studioje është i pastër dhe natyral, dhe përmirëson dëgjimin e podkasteve, audiolibrave dhe telefonatave.
pa ndalim…
BATERIA
Energjia që ju
mban në lëvizje
Luani muzikë pa u shqetësuar për jetëgjatësinë e baterisë. Përfitoni deri në 11 orë kohë dëgjimi të pandërprerë me një karikim të vetëm që zgjaten në 22 orë me kutinë e karikimit Galaxy Buds+.1
- Vetëm kufjet 11 orë Me kutinë e karikimit 22 orë
Karikim i shpejtë
për pauza të shkurtra
- Karikimi 3 min. 3mins Koha e luajtjes1 rreth 1 orë
Kufje me valë,
karikim me valë
Rimbusheni baterinë tuaj në një karikues me valë të përputhshëm me teknologjinë Qi ose thjesht ndani në mënyrë praktike energjinë direkt nga telefoni juaj Galaxy. 2
Kuptoni se kur është koha
për rikarikim
Përdorni smartfonin tuaj për të kontrolluar se sa jetëgjatësi baterie ju ka mbetur në secilën prej kufjeve dhe kutinë e karikimit, që të dini se kur t'i karikoni.
DIZAJNI
Bëni që të tjerët të kthejnë
kokën nga ngjyra
Paketa elegante dhe kompakte e Galaxy Buds+ vjen në ngjyra të ndryshme me bishta dhe maja veshësh me përpunim të veçantë ergonomik që përshtaten në mënyrë komode në vesh për t'i mbajtur gjatë. Lëvizni pa u penguar duke dëgjuar muzikë me kufjet në vesh. 3
PRAKTICITET
Dëgjoni atë që
doni të dëgjoni
Zgjidhni se sa nga bota e jashtme doni që të lini të hyjë për të qëndruar i ndërgjegjshëm dhe i lidhur. Ngrini volumin e tingullit të Ambientit kur të keni nevojë të dëgjoni ambientin rrethues pa qenë nevoja të hiqni kufjet nga veshi.4
Thjesht trokitni për t'i kontrolluar
Lëvizni përmes listave të këngëve, përgjigjjuni telefonatave dhe rregulloni volumin me trokitje të thjeshta mbi kufjet tuaja. Personalizoni komandat tuaja të trokitjeve për më shumë kontroll dhe liri nga telefoni juaj.
GALAXY ECOSYSTEM
Një hap për t'u lidhur
Çiftoni kufjet tuaja Galaxy Buds+ në një hap të pandërprerë me pajisjet e përputhshme në llogarinë tuaj të Samsung Cloud. Nuk është nevoja të shkëputeni, lidhja e Bluetooth zhvendoset lehtë nga telefoni te tableti juaj ose te pajisjet e tjera Samsung.
Çiftojeni me një kompjuter për një mënyrë të lehtë funksionimi
Lidhni kufjet tuaja Galaxy Buds+ me një kompjuter me Windows 10 dhe mbaroni punën në shtëpi. Kufjet duhet të jenë në regjimin e çiftimit pranë një kompjuteri vetëm për t'u dalluar dhe për t'u çiftuar përmes Swift Pair. Prandaj është e thjeshtë dhe e lehtë që të punoni bashku edhe kur qëndroni të ndarë.6
E përputhshme me Android dhe iOS
Çiftojeni me pajisjet smart përmes Bluetooth-it. Përdorni aplikacionin Galaxy Wearable në Android dhe aplikacionin Galaxy Buds+ në iOS për të marrë maksimumin nga kufjet tuaja. 7
- 1) Bazuar në testimet e brendshme. Koha e luajtjes së audios është testuar duke çiftuar një palë kufje Galaxy Buds+ në versionin para prodhimit në një smartfon Galaxy të nxjerrë në treg së fundi me cilësimet e parazgjedhura (funksioni Ambient Sound i çaktivizuar). Për karikimin u përdor përshtatësi i udhëtimit i Samsung. Jetëgjatësia aktuale e baterisë dhe koha e karikimit variojnë sipas kushteve të përdorimit, numrit të karikimeve dhe shumë faktorëve të tjerë.
- 2) Përputhshmëria e Galaxy Buds+ me funksionin me valë Powershare është në Samsung Galaxy S20, S20+, S20 Ultra, Z Flip, Note10, Note10+, S10e, S10, S10+, S10 5G dhe Fold.
- 3) Disponueshmëria e ngjyrave mund të variojë sipas vendit.
- 4) Funksionet shtesë janë të disponueshme në menynë Laboratory. Funksionet e menysë Laboratory mund të shtohen ose të fshihen.
- 5) Vendosja e keqe ose e lirshme e kufjeve mund të rezultojë në zhurma. Në këtë rast, ndërrojini majat e kufjeve me të tjera që përshtaten mirë në vesh ose ulni volumin e tingullit të Ambientit.
- 6) E përputhshme me kompjuterët që punojnë me Windows 10 versioni 1803 ose version më i ri. Për të aktivizuar Swift Pair në kompjuter, shkoni te "Bluetooth & other devices" dhe sigurohuni që të shënohet "Show notifications to connect using Swift Pair".
- 7) E përputhshme me smartfonët dhe tabletët me Android 5.0 ose version më të ri dhe më shumë se 1,5 GB RAM. E përputhshme edhe me iPhone7 ose modele më të reja me iOS 10 ose version më të ri.
Pyetjet e shpeshta
Shikuar së fundmi