Çfarë të bëj nëse kamera e telefonit tim Galaxy nuk fokusohet në subjekt?

Nëse fokusi është i turbullt kur bëni fotografi me telefonin tuaj Galaxy, mund të kontrolloni disa gjëra. Megjithatë, si fillim duhet të keni parasysh që kur kamera fokuson një subjekt të vetëm, sfondi mund të dalë jashtë fokusit normalisht. Për të kontrolluar funksionin e fokusit të kamerës, ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm.

Përpara se të provoni rekomandimet më poshtë, sigurohuni që të kontrolloni nëse softueri i pajisjes suaj dhe aplikacionet përkatëse janë të përditësuara në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni te Cilësimet > Përditësimi i softuerit.

Hapi 2. Shtypni Shkarko dhe instalo.

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran.

Fokusi i dobët shpesh mund të ndodhë sepse lentet e kamerës nuk janë të pastra. Papastërtitë ose objektet e huaja në lentet e kamerës së telefonit mund të komprometojnë autofokusin. Pastroni lentet me një leckë të butë, të thatë dhe pa garzë. Gjithashtu, sigurohuni që kapaku dhe aksesorët e telefonit të mos i mbulojnë skajet e lenteve të kamerës, të cilat mund ta pengojnë kamerën që të fokusojë.

pastrimi i lenteve të fokusit të kamerës

Kur doni të bëni një fotografi, kamera duhet të fokusojë një subjekt kur prekni ekranin. Nëse Gjurmimi i autofokusit është aktiv, kamera do të fiksohet tek personi ose artikulli që keni prekur për 3 sekonda. Duke qenë se fokusohet në një gjë, mund të duket sikur kamera nuk po fokuson gjithë pamjen. Kjo mund të shmanget duke fikur opsionin Gjurmimi i autofokusit. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të çaktivizuar veçorinë Gjurmimi i autofokusit.

Hapi 1. Hapni aplikacionin Kamera, më pas prekni ikonën Cilësimet në qoshen e sipërme majtas.

Hapi 2. Prekni çelësin ngjitur me Gjurmimi i autofokusit për ta fikur.

fokusi i kamerës çaktivizo autofokusin fokusi i kamerës çaktivizo autofokusin
fokusi i kamerës çaktivizo autofokusin fokusi i kamerës çaktivizo autofokusin

Nëse kamera nuk fokuson ende, rivendosja e kamerës në cilësimet standarde mund të jetë një zgjidhje. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të rivendosur aplikacionin e kamerës.

Hapi 1. Hapni aplikacionin Kamera, më pas prekni ikonën Cilësimet në qoshen e sipërme majtas.

Hapi 2. Rrëshqitni tek Rivendos cilësimet dhe prekeni.

Hapi 3. Prekni butonin Rivendos prekeni për të konfirmuar.

fokusi i kamerës rivendos aplikacionin fokusi i kamerës rivendos aplikacionin
fokusi i kamerës rivendos aplikacionin fokusi i kamerës rivendos aplikacionin
fokusi i kamerës rivendos aplikacionin fokusi i kamerës rivendos aplikacionin

Mund të përdorni Modaliteti i sigurisë për të zbuluar nëse problemin me fokusin e kamerës e shkakton një aplikacion i instaluar rishtas. Nëse fokusimi nuk ka asnjë problem me Modalitetin e sigurisë, problemi mund të jetë shkaktuar nga një aplikacion i palës së tretë, i instaluar në telefonin tuaj. Për të gjetur aplikacionin që po shkakton problemin, çinstaloni aplikacionet në rendin që i keni instaluar së fundmi. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të hyrë në Modalitetin e sigurisë.

hapi i funksionit të fokusit të kamerës në modalitetin e sigurisë hapi i funksionit të fokusit të kamerës në modalitetin e sigurisë

Hapi 1. Rrëshqitni poshtë nga pjesa e sipërme e ekranit për të hapur Panelin e shpejtë.

hapi i funksionit të fokusit të kamerës në modalitetin e sigurisë hapi i funksionit të fokusit të kamerës në modalitetin e sigurisë

Hapi 2. Prekni ikonën Energjia.

hapi i funksionit të fokusit të kamerës në modalitetin e sigurisë hapi i funksionit të fokusit të kamerës në modalitetin e sigurisë

Hapi 3. Prekni dhe mbani shtypur ikonën Fik.

hapi i funksionit të fokusit të kamerës në modalitetin e sigurisë hapi i funksionit të fokusit të kamerës në modalitetin e sigurisë

Hapi 4. Prekni Modaliteti i sigurisë kur të shfaqet.

hapi i funksionit të fokusit të kamerës në modalitetin e sigurisë hapi i funksionit të fokusit të kamerës në modalitetin e sigurisë

Hapi 5. Telefoni juaj do të rindizet dhe Modaliteti i sigurisë do të shfaqet në qoshen e poshtme majtas të ekranit.

Kontrolloni funksionin e fokusit të kamerës dhe nëse nevojitet, çinstaloni aplikacionet e instaluara rishtas. Rindizni telefonin për të dalë nga Modaliteti i sigurisë.

Shënim: Pamjet e çastit të pajisjes dhe të menuve mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të softuerit.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window